Sead Koçan, biznesmeni të cilin policia e ka kërkuar deri të premten me flet-arrest pasi që është i dyshuari kryesor në njërin nga rastet kryesore të Prokurorisë Speciale Publike, mbrëmë është pranuar si rast urgjent në njërën nga Klinikat në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup, mëson “SDK”.
Sipas informatave të portalit, Koçan, i cili tani ka edhe mjekër, në orët e vonëta të pasdites është parë në Qendrën Klinike, ku është pranuar si rast urgjent. Në Klinikë ka qenë vetëm me bashkëshorten e tij.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, në një deklaratë për “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase, tha se ka shkelje të ligjshmërisë në vendimet gjyqësore për paraburgimin e Sead Koçanit dhe për atë janë shfuqizuar. Me këtë rriten dyshimet se Gjykata Supreme i plotëson dëshirat e Prokurorisë Themelore Publike.
“Ne nuk e kemi shfuqizuar paraburgimin për Sead Koçanin, por e kemi vlerësuar ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave më të ulëta”, tha Vangellovski.
Ky sqarim vjen pasi duke vepruar me kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të dorëzuar nga Prokuroria Publike, Gjykata Supreme vendosi që t’i shfuqizojë të gjitha vendimet e Gjykatës Penale dhe të Apelit, me të cilat është shqiptuar masë paraburgimi për Koçanin dhe është kërkuar lëshimi i një fletë-arresti kundër tij. Nga Prokuroria Speciale Publike tonë se për vendimin do të deklarohen pasi që zyrtarisht ta marrin vendimin.
Data 26.08.2026
Aktuale
- Moti sot: Temperaturat deri në 37°C, pasdite reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima
- Bota e muzikës në zi: Ndërron jetë ylli i njohur i muzikës – s’do të mund t’i mbani lotët
- BOTA NË FOKUS | Mekka krijon boshtin e ri: Çfarë fshihet pas Marrëveshjes së Mekës?
- Mezi paskan pritur të ribashkohen, Leo dhe Lela i bëjnë gjërat shpejt e shpejt – kanë vendosur të fejohen – kjo është unaza
- “Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 87-të kundër qeverisë, qytetarët thirrje kryeministri: Rama, jep dorëheqjen!
- Dita e 26-të e protestës në Divjakë – Banorët kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje deputetëve të mos e votojnë projektligjin
- Ndalohet një person nga rrethina e Shkupit, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
- Revolta kombëtare kundër keqqeverisjes në ditën e 87-të, protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen!


