Azbi Nuredini
Nga nesër edhe De jure pa udhëheqje komunale në Saraj! Gjykuar nga gjendja e rëndë që mbretëron në gjitha aspektet e jetës në Komunën e Sarajit, zgjedhjet lokale banorët e Komunës së Sarajit duhet ti trajtojnë si referendum për ndryshimin ose jo të gjendjes së mesjetës që po mbretëron si rezultat i udhëheqjes së korruptuar dhe të paaftë për tu përgjigjur nevojave jetike të banorëve të Komunës së Sarajit një decenie të plotë. Në këta zgjedhje shqiptarë duhet ta kenë synim kryesor zgjidhjen e përhershme të largimit të mënyrës së instalimit në udhëheqjet komunale të parazitëve partiak të cilët me paaftësitë e tyre po mbajnë peng perspektivën e popullatës shqiptare me kushte të rënda jetese, dhe si pasojë e gjendjes së rëndë rinia për çdo dit migron nga venbanimet tona. Koha është që partitë politike të nxjerin mësim nga e kaluara se si i instaluan në udhëheqjet komunale grupet e parazitëve duke shkatërruar perspektivën e rinisë me paaftësitë e tyre, prandaj nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të eksperimentojnë me zgjedhjen e kandidatëve të paaftë për të kënaqur grupet rreth udhëheqjeve partiake, klanet e tyre të interesit ashtu siç u veprua deri më tani, por të garojnë me njerëz që kanë kapacitete për të udhëhequr dhe përmisuar gjendjen e rënd të jashtëzakonshme që mbizotëron në Komunat Shqiptare. Përcaktimet e kandidatëve për kryetar komune, kryesues këshilli, këshilltar duhet të jen garanc e ndryshimit rrënjësor të gjendjes së jashtëzakonshme në komunat Shqiptare.
Data 26.08.2026
Aktuale
- Moti sot: Temperaturat deri në 37°C, pasdite reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima
- Bota e muzikës në zi: Ndërron jetë ylli i njohur i muzikës – s’do të mund t’i mbani lotët
- BOTA NË FOKUS | Mekka krijon boshtin e ri: Çfarë fshihet pas Marrëveshjes së Mekës?
- Mezi paskan pritur të ribashkohen, Leo dhe Lela i bëjnë gjërat shpejt e shpejt – kanë vendosur të fejohen – kjo është unaza
- “Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 87-të kundër qeverisë, qytetarët thirrje kryeministri: Rama, jep dorëheqjen!
- Dita e 26-të e protestës në Divjakë – Banorët kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje deputetëve të mos e votojnë projektligjin
- Ndalohet një person nga rrethina e Shkupit, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
- Revolta kombëtare kundër keqqeverisjes në ditën e 87-të, protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen!


