Deri sa shqiptarët gjithandej janë të brengosur për gjendjen shëndetësore të kryetarit të LR-PDSH-së, Zijadin Sela, kjo parti është e preokupuar se si të shfrytëzojë momentin dhe të bëjë më shumë anëtarë.
Sela dje udhëtonte jashtë shtetit për shërim plotësues, kurse LR-PDSH përmes një kumtese skandaloze, u jepte direktiva personave të interesuar se si mund të anëtarësohen në këtë parti.
Nga ana tjetër, dje ka mbajtur mbledhje nëndega e kësaj partie në lagjen “Teteks” në Tetovë. Kjo është një sjellje e pahijshme nga një subjekt lideri i së cilës për momentin ka probleme shëndetësore, prandaj janë krijuar dyshime se disa struktura të LR-PDSH-së më tepër janë të interesuara të krijojnë pozita më të forta në prag të hyrjes eventuale të partisë së tyre në qeveri, se sa për atë ;ka i ndodhi kryetarit të partisë. Sjellja e këtillë e strukturave partiake, ka shkaktuar revoltë edhe brenda vetë anëtarëve të sinqertë të LR-PDSH-së./Lajmpress

