Author: Hamdi Kumanova

Gazeta e përditshme “Nezavisen Vesnik” nesër nuk do të botohet në formë të shtypit, njofton Portalb.mk. Të punësuarve u është thënë se numri i nesërm nuk do të botohet për shkak të borxhit ndaj shtypshkronjës, por nuk u është thënë se e njëjta do të mbyllet. Informatën deri te gazetarët sot e ka transmetuar drejtori i ndërmarrjes. Ata kanë pritur që të paraqitet edhe pronari i gazetës që t’u kumtojë se çfarë do të ndodh me mediumin, por nuk u është paraqitur në redaksi. Gazeta ka ekzistuar dy vite, numri i parë është botuar më 27 nëntor 2017-të.

Lexo më Shumë

Bartja e menjëhershme e të dënuarve të mitur nga burgu i Ohrit në Entin edukues-përmirësues Tetovë, përshpejtimi i ndërtimit të repartit të paraburgimit në ENP Idrizovë, përmirësimi i risocializimit, 24 orë shërbim mjekësor për të burgosurit, janë një pjesë e propozimeve nga debati në Komisionin anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Kreu i Komisionit, Fadil Zendeli tha se në këto konkludime është thekuar rritja e financave për Entet ndëshkimore-përmirësuese, që të mundësojnë kushte më të mira për të burgosurit si dhe të rritet mundësia e kontaktit dhe komunikimit mes të burgosurit dhe familjes. “Është e nevojshme…

Lexo më Shumë

Sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u prit në takim miqësor nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në këtë takim, lideri i ASH-së, Ziadin Sela e uroi edhe njëherë z. Albin Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Aleanca për Shqiptarët ishte mbështetëse e fortë e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë tërë rrugëtimit të saj zgjedhor, ndërsaZiadin Sela potencoi se me të njëjtën mbështetje do të vazhdojnë edhe më tej, duke theksuar se sfida e vërtetë tani sa ka filluar. Në takim u fol edhe për marrëdhëniet fqinjësore që…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 17.00, në rrugën regjionale Pirok-Tetovë, në fshatin Kamjan, vetura ,,Opel Astra,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 19-vjeçari I.R. nga fshati Kamjan, ka aksidentuar këmbësorin 50-vjeçar B.A. nga Republika e Shqipërisë informon ts.mk. Këmbësori i lënduar është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për ti ofruar ndihmë mjekësore. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Kamerat e sigurisë në ndërtesën e PSP-së së shpejti do të fiken për shkak të borxheve të palara të faturave për rrymë edhe me atë do të mbeten në rrezik për t’i vjedhur dhe dëmtuar dëshmitë në depon e PSP-së për të gjitha lëndët e hapura deri më tani, njofton Portalb.mk. EVN do ta fik rrymën në ndërtesë. Kamerat punojmë me rrymë dhe nuk do të mund të punojnë. Të gjitha provat dhe kasaforta me të gjitha materialet e përgjuara që i ka poseduar PSP janë ende në ndërtesë, asgjë nuk është nxjerrë dhe nuk guxon të nxirret prej atje. Faturat…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve (SPGM) sot në ora 19:30 në Shkup do të ndaje çmimin “Medium që promovon gazetarinë si të mirë publike”- Roberto Beliçanec për vitin 2019, njofton Portalb.mk. Ngjarja do të filloje në ora 19:30 dhe do të diskutohet për temën “Si deri te mediat që e trajtojnë gazetarinë si një e mirë publike?”, pas diskutimit do të ndahen çmimet. Në panelin e diskutimit do të marrin pjesë Biljana Bejkova nga OJQ „Infoqendra”, Zvezdan Georgievski si zevendes kryetar i sindikatës (SPG), Biljana Sekulovska nga „NovaTv.mk” dhe Tamara Çausidis nga „Prizma.mk”.

Lexo më Shumë

Zeqir Ramçilloviq, i cili nga 1 nëntori në Parlament funksionon si deputet i pavarur është propozuar që të jetë nënkryetar i ri i Kuvendit nga ana e deputetëve të BDI-së dhe të LSDM-së. Grupi i deputetëve këtë kërkesë dje e dorëzuan deri tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili pritet ta propozojë Ramçilloviqin që të zgjidhet për nënkryetar në seancën e 116-të që pritet të fillojë pasdite. Paraprakisht, Ramçilloviq më 1 nëntor e njoftoi kryetarin e Kuvendit, Xhaferi se e braktis Grupin e pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe se do të funksionojë si deputet i pavarur. Ramçilloviq në…

Lexo më Shumë

Gjatë periudhës prej 19 tetor deri 1 nëntor është regjistruar një rasti me fruth. Siç njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik, bëhet fjalë për fëmijë të pavaksinuar nga grupi prej 1-4 vjet, nga Shkupi, njofton Telegrafi Maqedoni. Deri 1 nëntor, numri në total i rasteve të regjistruara me fruth në Maqedoni është 1.901 ndërsa nga ISHP-ja thonë se epidemia ene vazhdon të jetë në gjithë territorin e Maqedonisë. Në javën e 42-tv dhe 43-të në shtet janë vaksinuar 1.123 fëmijë ndërsa numri i përgjithshëm i fëmijëve të vaksinuar deri në moshën 14 vjeçare me MRP vaksinë që nga fillimi i…

Lexo më Shumë

Një grup studentësh dhe profesorësh nga Universiteti i Tetovës morën pjesë në edicionin e 12-të të Panairit të Studimeve në Francë, që u mbajt më 31 tetor 2019 në Bibliotekën kombëtare dhe universitare në Shkup. Panairi u organizua nga Ambasada e Republikës së Francës në Maqedoni dhe Instituti Francez, me qëllim që para nxënësve dhe studentëve nga vendi ynë të promovojnë programet arsimore të shkollave dhe universiteteve franceze. Panairin arsimor e përshëndetën ambasadori i Francës në vendin tonë, Kristian Timonie, ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Arbër Ademi, drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare “Shën Klementi i Ohrit” në…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi nuk pret që Qeveria sot në mbledhjen e rregullt të vendosë për kërkesat e SASHK-ut për pagat në arsim. “Jemi në proces të negociatave mes MASH, Qeverisë dhe SASHK dhe jemi në drejtim të mirë. Sot kemi mbledhje të rregullt në Qeveri dhe nuk pritet që sot të vendosim për këtë çështje. Do të duhej ditëve të ardhshme. Mund të vërtetoj se jemi në drejtim të mirë për rritje historike të pagave në arsim”, tha Ademi. Ademi theksoi se deri tani nuk ka ndonjë paralajmërim për takim të ri me përfaqësuesit e SASHK.…

Lexo më Shumë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësuan kushtet e konfirmuara nga Brukseli. Ato i takojnë Evropës. Do të ishte fatale t’u lihet terreni aktorëve të tjerë si Rusia, Kina ose Turqia, thekson ministri shtetëror gjerman për Evropë dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Mihael Ror, në kolumnën për “Velt”. “Po, ju duhet ta riafirmoni Bashkimin Evropian! Por, kjo nuk është në kundërshtim me zgjerimin e tij. BE më e madhe, e cila në të njëjtën kohë është më e aftë, më sovrane dhe më demokratike, mund të krijojë më shumë siguri për qytetarët e vet. Prandaj, kryetari i KE-së në…

Lexo më Shumë

Gjykimi për lëndën ‘Talir’ e që ka të bëjë me financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së do të anulohet për 13 dhjetor për shkak të mungesës së deputetit Ilija Dimovski. Gjykatësi Osman Shabani, theksoi se Dimovski nuk e ka njoftuar gjykatën se do të mungojë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ja tërhek vëmendjen publikisht Ilija Dimovskit. Është anulimi i fundit për shkak të mugnesës së Dimovskit. Mosrespektim të tillë ndaj gjyqit nuk do të lejoj”, tha gjykatësi Osman Shabani. Seanca e parë për rastin “Talir”, e cila ka të bëjë me financimin e paligjshëm të OBRM-PDUKM-së, u mbajt më 18 shtator të këtij viti.…

Lexo më Shumë