Me moton “Sill një libër merr një tjetër”, sot u hap mini-biblioteka e parë në Parkun e vjetër në lagjen “Dardania” të Prishtinës, e cila u mundësua nga ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Libraria “Dukagjini” dhe FIQ. Mini-biblioteka do të ketë qasje 24 orë në 7 ditë të javës dhe do të jetë nën kujdesin e banorëve të lagjes. E njëjta do të ketë mbi 100 libra në dispozicion të banorëve të lagjes dhe të të gjithë të interesuarve për shkëmbim të librave apo huazim të librit përgjatë qëndrimit në lagje. Drejtori i organizatës ETEA, Agon Ahmeti tha…
Author: Hamdi Kumanova
Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, janë pajtuar që rastin për përleshjen e tyre në studion televizive të Klan Kosovës, ta zgjidhin nëpërmjet procedurës së ndërmjetësimit. Një gjë e tillë, është vendosur në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila ka arritur të mbahet pas katër dështimeve radhazi, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ish-deputeti nga radhët e VV-së dhe PSD-së, Frashër Krasniqi, e ka pranuar fajësinë dhe ka shprehur pajtimin e tij që kjo çështje të kalojë në procedurën e ndërmjetësimit. Kurse, ish-deputeti Milaim Zeka, ka thënë se nuk e pranon fajësinë, por…
Banka Qendrore e Kosovës ka marr vendim që të rrisë tarifat për sigurimin e detyrueshëm për automjetet për pasagjerë. Kjo rritje e çmimit për sigurimin e automjeteve, sipas këtij vendimi të BQK-së, do të jetë mbi 26 për qind. BQK bën të ditur se vendimi për tarifat e reja pritet të hyjë në fuqi nga 15 nëntori i këtij viti. Sipas një dokumenti të Bankës Qendrore të Kosovës, të cilin e posedon Radio Evropa e Lirë, çmimet për tarifat e automjeteve rriten sipas centimetrit kubik, nga më e ulëta deri te më e larta. Si shembull, për automjetet prej 0…
Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, raportin e Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore dhe propozim-vendimi për rivarrimin e dëshmorëve të kombit. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, vlerësoi se me këtë mbledhje sigurohet funksionimi i institucioneve në aspektin buxhetor dhe siguron vazhdimin e mbështetjes dhe përkujdesjes në veçanti për kategoritë sociale. “Si qeveri kujdestare kemi vendosur të mbajmë një mbledhje të qeverisë në detyrë për të siguruar funksionimin e institucioneve nga aspekti buxhetor. Mbledhja e sotme është e një rëndësie të veçantë pasi që me…
Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur në favor të ankesës së Vetëvendosjes për votat e ardhura me vonesë nga diaspora. E menjëherë pas kësaj, KQZ është vënë në lëvizje, shkruan lajmi.net. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për lajmi.net se me qëllim të zbatimit të këtij aktgjykimi, do të fillohet me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime, shkruan lajmui.net. Pas vlerësimit, nga ora 21:00 do të fillohet me numërim. “Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR…
Aleanca për Shqiptarët, sot në konferencë për shtyp e ka pyetur kryeministrin Zoran Zaev, se si do ta luftojë ndotjen e ajrit me projekte, sipas tyre, megalomane duke ndërtuar tramvajë kur qeveria e tij nuk është në gjendje të zgjidh problemin e Spitalit të Çairit. Njëkohësisht ata thonë se ne nuk mundet të amnistohet nga përgjegjësia qeverisëse edhe pushtetin lokal, i cili, si[ thonë ata, nuk merr masat e duhura që janë në kompetencat e tij për zgjidhjen e problemit në fjalë, njofton Portalb.mk. “Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov aso kohe i dha Spitalit afat 30 ditor për…
Unë kërkova takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe me siguri ka kërkuar edhe Presidenti Stevo Pendarovski. Jam i lumtur për takimin, që të paraqesim edhe njëherë argumentet tona, tha kryeministri Zoran Zaev. “Jam i lumtur që më në fund, i dërguari ynë i lartë do të takohet me Presidentin e Francës miqësore dhe do të diskutojë të gjitha argumentet, në mënyrë që Macron të rishikojë situatën, çështja nuk është e rëndësishme vetëm për Maqedoninë e Veriut, për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Evropën”, tha Zaev. Presidenti Stevo Pendarovski javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në…
Para pak çastesh në afërsi të Shkollës Fillore “Petar Zdravkovski Penko” ka ndodhur një aksident ku një autobus ka goditur një veturë. Siç informojnë nga “Alsat” pa ndjenja ka mbetur shoferi i autobusit dhe një pasagjer i autobusit. Ndryshe, autobusit të linjës 19 i ka dalë një makinë përpara ku shoferi ka frenuar në vend, gjë që ka shkaktuar përplasjen dhe lëndimin e disa udhëtarëve brenda autobusit. Raportohet se personat e lënduar janë dërguar menjëherë për kurim në Qendrën Klinike, përfshi këtu edhe dy personat e lënduar rëndë. Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e MPB-së dhe po hetojnë rastin.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë. Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake nga ana e presidentit të Republikës së Italisë, Serxho Matarella. Dy presidentët do të mbajnë tet-a-tet takim, pas çka do të pasojë takim plenar i dy delegacioneve. Presidenti Stevo Pendarovski do të takim edhe me kryetarin e Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit italian, Roberto Fiko, si dhe takim të përbashkët me senatorin Etore Liçeri, kryetar i Komitetit për Çështje Evropiane, senatorin Luçiano D’Alfonso, kryetarin…
Pushteti kriminel-zhvatës në largim po përgatit edhe një vjedhje të rëndë prej dhjetëra milionë eurosh. Muajt e fundit në pushtet, vjedhjen në vend e kyçën fuqishëm. Ditëve të fundit jemi dëshmitarë edhe të një mashtrimi të madh lidhur me projektin për Sistemin për ndihmë mjekësore urgjente me helikopter Shërbime me helikopter për kërkim dhe shpëtim apo të njohur si SAR dhe HEMS. Lojtari kryesor qeveritar pas marrëveshjes për partneritet publiko-privat është dora e djathtë e Zoran Zaevit – sekretari i përgjithshëm Dragi Rashkoski, ndërsa nga ana tjetër qëndron Sasha Gjakoviq, i cili e ka themeluar firmën në Republikn e Maqedonisë…
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) Milla Carovska është takuar me drejtorin për mbrojtje sociale në Bankën Botërore, Mihail Rutkovski dhe ekipin e tij gjatë vizitës zyrtare në Uashington me të cilin ka biseduar për implementimin e reformës sociale në Maqedoninë e Veriut. Ministrja Carovska ka theksuar se prioritet i Ministrisë është të vazhdojë me zbatimin e proceseve që sjellin kushte më të mira për jetë dhe mirëqenie te qytetarët. Rutkovski siç ka njoftuar MPPS, ka potencuar se Banka Botërore është e gatshme të vazhdojë me mbështetje të fuqishme në proceset reformuese dhe se Maqedonia e Veriut në bazë…
Ministria e Shëndetësisë me prokurim publik ka siguruar mbi 30 molekula të terapisë së shtrenjtë biologjike që nuk është në listën pozitive të ilaçeve, por është dispozicion për pacientët me kancer në gji. Me këtë furnizim publik, të gjitha gratë me kancer në gji do të trajtohen, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk. “Është prezantuar mjet i ri për lexim të dyfishtë të imazheve mamografike.Tani e tutje, incizimet mamografike për zbulim të hershëm të kancerit në gji do të analizohen në mënyrë të pavarur nga dy radiologë, nga të cilët do të kërkohet të kenë përvojë në leximin e…

