Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) Milla Carovska është takuar me drejtorin për mbrojtje sociale në Bankën Botërore, Mihail Rutkovski dhe ekipin e tij gjatë vizitës zyrtare në Uashington me të cilin ka biseduar për implementimin e reformës sociale në Maqedoninë e Veriut.
Ministrja Carovska ka theksuar se prioritet i Ministrisë është të vazhdojë me zbatimin e proceseve që sjellin kushte më të mira për jetë dhe mirëqenie te qytetarët.
Rutkovski siç ka njoftuar MPPS, ka potencuar se Banka Botërore është e gatshme të vazhdojë me mbështetje të fuqishme në proceset reformuese dhe se Maqedonia e Veriut në bazë të kësaj reforme është e njohur si shembull pozitiv në rajon.
Vizitën në Uashington, Carovska e ka shfrytëzuar edhe për takime me nënkryetaren e kapitalit njerëzor të Bankës Botërore, Anet Dikson. Carovska dhe Dikson kanë biseduar për nevojën Maqedonia e Veriut të sjell Strategji nacionale për investim në kapitalin njerëzor.
Në takim është theksuar se shteti veçmë punon në përmirësimin e kapitalit njerëzor me zbatimin e reformave të thella të cilat vijojnë. Këto reforma janë të rëndësisë esenciale për rritje inkluzive, pasi sigurojnë mundësi të barabarta për kategoritë e rrezikuara, si dhe investimin në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë.
Ministrja Carovska ka marrë pjesë në trajnimet për punë dhe mbrojtje sociale që mbahen në Bankën Botërore. Carovska para kësaj ka pasur paraqitje në panel diskutimin ministror “Faktorët politik- ekonomik në reformat dhe zbatimin e mbrojtjes sociale” në selinë e Bankës Botërore në Uashington.



