Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Itali, ku një shofer, makina e të cilit kishte pësuar defekt në autostradë, u vu në pranga, pasi iu gjet drogë.
Policia ndaloi për të ndihmuar drejtuesin, por brenda automjetit u gjetën mbi 2 kg kokainë dhe për pasojë ai u vu në pranga.
Brenda bagazhit u gjetën dy blloqe që përmbanin gjithsej mbi 2.1 kilogramë kokainë. Gjatë kontrollit, u gjetën gjithashtu mbi 2,100 euro në para të gatshme dhe dy telefona celularë.
Burri u arrestua me akuzën e posedimit të narkotikëve me qëllim trafikimi dhe u dërgua në burgun e Catanzaros.
The post Policia ndalon të ndihmojë makinën që kishte pësuar defekt, brenda gjenden mbi 2 kg kokainë, shoferi vihet në pranga appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


