Trajko Bojkovski, i akuzuar për katër vrasje në zonën e Staro Nagoriçane, pranoi në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Kumanovës se kreu tre nga krimet për të cilat akuzohet.
Në seancë dëshmoi Stojan Bajraktarov, specialist në psikiatri dhe psikiatri forenzike. Sipas gjetjeve të tij, Bojkovski ka kapacitete të kufizuara intelektuale, në kufirin midis aftësive intelektuale pak të reduktuara dhe normale.
Bajraktarov tregoi se i pandehuri ishte në gjendje të përshkruante ngjarje të caktuara dhe veprimet e tij. Si shembull, ai përmendi momentin kur Bojkovski iku nga shtëpia e njërës prej viktimave pasi pa një makinë të bardhë dhe mendoi se po vinte djali i saj.
Bojkovski akuzohet për vrasjen e katër grave në zonën e Staro Nagoriçane. Shumica e viktimave ishin gra të moshuara që jetonin vetëm, ndërsa njëra ishte më e re.
Argumentet përfundimtare në gjyq janë planifikuar për 6 tetor./Telegrafi/



