Author: Hamdi Kumanova

Investimi në inovatorët e rinj është investim në të ardhmen tonë. Në interes të shtetit tonë është që shpikësit në RMV ta gjejnë vendin e tyre në institucionet tona shkencore dhe arsimore dhe në mënyrë aktive të kontribuojnë për atdheun e tyre, porositi sot presidenti Stevo Pendarovski, në hapjen e MAKINOVA 2019 dhe EKONOVA 2019. Pendarovski, i cili është patron i manifestimeve, tha se nevojitet që në mënyrë sistematike të punohet për rritjen e numrit të inovatorëve, sepse është me rëndësi që secili të ketë potencial dhe kreativitet që të vijë deri te kushtet për realizimin e tij. “Shpikësit e…

Lexo më Shumë

Strugani, Armend Arsllani, është propozuar nga kryeministri Zoran Zaev për zv/ministër të Shëndetësisë, në vend të Asim Musës, i cili ka dhënë dorëheqje pas videos të publikuar në të cilën shihet duke marrë ryshfet, njofton Portalb.mk. Arsllani prej vitit 2013-të deri në vitit 2014-të ka punuar si mjek në mjekësinë e përgjithshme, në Spitalin e Përgjithshëm për Nefrologji në Strugë, ndërkaq prej vitit 2014-të është specializant për Urologji në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Përndryshe, Musa, skandalin e ka quajtur si, “spektakël inekzistues mediatik”, dhe ka deklaruar se, “ka vërejtur te pacientët, në thonjëza, se donin të më bënin grackë”.…

Lexo më Shumë

Raportuesi i sapozgjedhur për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian Ilhan Kyuchyuk, në bisedë për AIM shpreh dëshpërim të madh për bllokadën e negociatave me Maqedoninë e Veriut në Këshillin Evropian. Ai kërkoi nga ata të cilët propozojnë reforma në procesin e negociatave, të ofrojnë propozime të qarta dhe konkrete, pasi, siç thotë, nuk sheh sipas cilave kritere tjera përveç atyre të Kopenhagës duhet të vlerësohen vendet kandidate. “Vlerësoj se vendi i Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha shteteve nga Ballkani është në BE dhe në NATO. Ky është qëndrimi edhe i grupit tonë politik. Përtëritje e Evropës, ne mbetemi…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski nuk shpalosin asnjë detaj në lidhje me emrat për qeverinë e re teknike. Mickovski ka njoftuar se në pjesën e dytë të dhejtorit, VMRO-DPMNE-ja do t’i shpalos kandidatët për qeverinë teknike e cila duhet t’i zbatojë zgjedhjet e 12 prillit, shkruan gazeta Sloboden Pecat. “Nuk kemi zgjidhje personale. Proceset që po rrjedhin aktualisht janë me rëndësi për neve. Në periudhën e ardhshme do të formojmë shtabin zgjedhor republican dhe shtabet komunale zgjedhore. Do të nisin edhe me matjen e opinionit publin në detaje, do t’i krijojmë edhe porositë dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i ka kujtuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit faktin se askush nuk mundet t’i shmanget përjetë drejtësisë. Sipas kreut të qeverisë maqedonase herët a vonë gjithsecili që ka shkelur ligjet dhe ka bërë ndonjë vepër penale do të ulet në bankën e të akuzuarve. “Askush nuk mund t’i shmanget dënimit, përfshi edhe Nikolla Gruevskin”, -deklaroi Zoran Zaev.

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e ka përjashtuar mundësinë për konvokimin e sërishëm të Parlamentit, për shkak të ratifikimit të Protokollit për NATO, pasi që ai do të shpërbëhet më 11 shkurt, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për 12 prill, përcjell Portalb.mk. Xhaferi, në intervistë për Radio Televizionin e Maqedonisë, tha se nuk mund të konvokohet një Parlament i shpërbërë, dhe nëse zhvillohet në kundërshtim me atë çka është shkruar, siç tha ai, ekziston rreziku që ajo të refuzohet nga Gjykata Kushtetuese, nëse dikush ngre iniciativë. Mes tjerash ai tha se ka…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev vazhdon me idenë për ndryshim të modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore, që ishte edhe një nga premtimet zgjedhore të LSDM-së. Iniciativa për ndryshim të modelit zgjedhor, të cilën ai e mbështet dhe të cilën këto ditë e kanë shtyrë 15 deputetë nga partitë më të vogla parlamentare, në gjashtë muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill, megjithatë nuk ka mbështetje nga partneri në koalicionin qeveritar BDI, as nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, njofton MIA. Kryeministri Zaev shfaqi shpresë se do të arrihet konsensus për ndryshim të Modelit zgjedhor me një njësi…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) sot do ta publikojë ofertën e re për rritjen e pagave në arsim në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), njofton Portalb.mk. Në konferencë për media që do të mbahet me fillim prej ora 11:30, pritet të publikohet marrëveshja e arritur me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK), që rritja e pagave të jetë për 10 për qind nga janari i 2020-s. Se ka marrëveshje, u kumtua dje nga ministri Arbër Ademi, kryesindikalisti Jakim Nedelkovi dhe kryeministri Zoran Zaev. Oferta e re që pritet të dalë nga marrëveshja, do t’i nënshtrohet shqyrtimit sërish…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se ekonomia e vendit është në rrugën e duhur. Sipas tyre, eksporti në periudhën janar-shtator të këtij viti është rritur për 13.3 përqind. “Eksporti në periudhën janar-shtator të këtij viti është rritur për 13,2 për qind. Vlera e tërësishme e eksportit nga vendi arrin 4,8 miliard euro. Partnerët tanë më të mëdhenj të jashtëm tregtar janë Gjermania, Britania e Madhe, Greqia, Serbia dhe Italia”, thonë nga LSDM. Sipas tyre, rritja e eksportit dhe importit i detyrohet politikave të suksesshme ekonomike, rritjes ekonomike dhe stabilitetit.

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bruksel me ftesë të komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn. Siç njofton kumtesa, përveç takimit me komisionarin Hahn, ajo ka zhvilluar takime edhe në Parlamentin Evropian, ku u prit nga zëvendës presidenti i Parlamentit Wieland, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, David Mccallister, euro-deputetët Lucas Mandl dhe Andrew Kovachev, si dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë në EPP, Patrick Voller. Nënkryetarja Osmani ka zhvilluar takime edhe në EEAS (Shërbimin e Jashtëm të BE-së) ku u prit nga sekretarja e Përgjithshme Helga Schmidt dhe drejtoresha për Evropë në EEAS Angelina Eichhorst.…

Lexo më Shumë

16:43 | 6 Nentor 2019 Dje është hapur mini-biblioteka në lagjen “Dardania” të Prishtinës ndërkaq në mesnatë rreth orës 24:00 është sulmuar me vezë derisa motivet e sulmit nuk dihen ende. Drejtori i Organizatës ETEA, Agon Ahmeti në një prononcim për Ekonomia Online thotë se nuk ka ndonjë dëmtim dhe nuk dihen ende shkaqet e këtij sulmi. Sipas tij tani mini-biblioteka është e pastruar dhe është kthyer në gjendjen e mëparshme. “Ne nuk e dimë saktësisht kur ka ndodh, por pas përurimit që ka ndodh në ora 15:30 ka qenë gjithçka në rregull dhe qytetarët kanë fillu me shkëmby libra.…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata e Apelit dënimin e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Shiqeri Spahiu, Ramush Thaqi dhe Doruntina Peqani, të cilët ishin liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Gjithashtu, kjo prokurori ka kërkuar ashpërsimin e dënimit me burg prej dy vjetësh të shqiptuar ndaj të akuzuarit për mashtrim, Naim Dushku, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykata Themelore në Prishtinë, më 22 shkurt 2019, në mungesë të provave i kishte liruar nga akuza për keqpërdorim detyre, zyrtarët e Komunës së Prishtinës, Shiqeri Spahiu, Ramush Thaqi dhe Doruntina Peqani. Ndërsa, e kishte shpallur fajtor…

Lexo më Shumë