Author: Hamdi Kumanova

Agjencia për Rini dhe Sport e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vazhdën e aktiviteteve të veta është duke realizuar edhe disa projekte të karakterit sportiv në territorin e komunës së Gostivarit, njofton Gostivari Sot  Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, i shoqëruar nga deputetja e zonës, Mirsada Emini-Asani ka vizituar Çegranin, ku pritet të realizohet projekti për rikonstruimin e stadiumit të fshatit. Me këtë rast, Nura dhe  deputetja Asani janë takuar edhe me drejtuesit e sektorit të urbanizmit, me qëllim për të koordinuar punët për realizimin e projektit. “Sot në Çegran, së bashku me deputeten e Bashkimit Demokratik…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme për rastin “Titanik” për parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, disa punonjës të MPB-së dëshmuan se shtetësia e Maqedonisë dhe kartat e identitetit u ishin lëshuar në mënyrë të paligjshme qytetarëve nga Kosova, Pusteci dhe Gora, përcjell Telegrafi Maqedoni. Emes Ali në dëshminë e tij tha se deri në fund të vitit 2012 është punuar sipas ligjit, pas së cilës shefja e mbikëqyrjes, Olivera Dimçva, filloi të marrë kërkesa për fotografimin e letërnjoftimeve që nuk kishin vendim për leje qëndrimi, për të cilën u tha se duhet të miratojë, ndërsa pastaj dokumentet që mungojnë…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët akuzon se në vend të shqiptarëve, në institucione punësohen maqedonas. Nga kjo parti theksojnë se në dokumentin që kanë siguruar, flitet qartë se si në spitalin e fëmijëve “13 Nëntori” në Shkup, vendet e punës së një shqiptari dhe një romi i kanë zënë dy maqedonas. ASH-ja vlerëson se me këtë veprim Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike ka bërë keqpërdorimin e sistemit të ashtuquajturit “Balancer”, i cili ka për qëllim rregullimin e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në institucione. Në vendet e parapara sipas metodologjisë së njohur “Balancer”, këto dy vende të punës kanë qenë të…

Lexo më Shumë

“Për një dekadë e gjysmë ne kemi qenë të gatshëm me të gjitha ekipet, në të gjitha 35 kapitujt, të ballafaqohemi me të gjitha parimet dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ne nuk kemi asnjë rezervë për këtë. Ne e respektojmë vendimin e presidentit francez dhe argumentet e tij të Samitit të tetorit të BE-së. Ndryshoni metodologjinë, por duam ta dimë se kur do të jetë ajo dhe me të vërtetë ta fillojmë procesin”. Këtë e tha presidenti Stevo Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në vigjilje të takimit me presidentin francez Emannuel Macron. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut…

Lexo më Shumë

Iniciativa për një njësi zgjedhore sot i ka dorëzuar dy propozime për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, kumtoi sot në një konferencë për shtyp në Kuvend deputetja, Liljana Popovska. “Në propozimin e parë kërkuam që të bëhet ndryshimi nga gjashtë njësi zgjedhore në një njësi zgjedhore ndërsa në propozimin e dytë paraqitëm lista të hapura për zgjedhjet lokale, numër të barabartë të burrave dhe grave si në zgjedhjet lokale edhe në zgjedhjet parlamentare dhe mekanizëm për zgjedhje të përfaqësimit proporcional të këshilltarëve në listat”, kumtoi Popovska. Ajo theksoi se Iniciativa për një njësi zgjedhore konsideron që me këto ndryshime…

Lexo më Shumë

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit do të paraqes në Kuvend ligj për ndërprerjen e ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra të miratuar nga shumica parlamentare “Ligji në fjalë për tregjet e gjelbra u miratua nga LSDM në janar të vitit 2018 në mungesë të OBRM-PDUKM-së. LSDM duke shfrytëzuar mungesën e deputetëve të OBRM-PDUKM në Kuvend me shpejtësi, si të gjitha ligjet tjera, e miratoi ligjin dëmtues pa ndonjë konsultim me pazargjinjët, as me eskpertët”, tha Micevski. Ai tha se 50 ditë para futjes në fuqi të këtij ligji për pazargjinjët, OBRM-PDUKM dhe koalicioni propozon që të shfuqizohet…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në Universitetin “Nënë Tereza” mbajti fjalim në seminarin e dytë shkencor ndërkombëtar “Multikulturalizmi dhe dialogu interkulturor”. Ai në fjalimin e tij para të pranishmëve, u përqendrua në temën kryesore të seminarit “Trashëgimia kulturore dhe interkultura si udhëzues për integrime dhe kohezion social”. “Trajtimi i trashëgimisë kulturore dhe interkultura, si udhëzues për integrime dhe kohezion social, në një qytet heterogjen dhe me kaq diversitete, siç është Shkupi, është vendi më i qëlluar për një temë si kjo,” theksoi ministri i Kulturës, Ismaili. Ai shtoi se mjediset ku kemi kulturë homogjene dhe traditë njështresore identitare janë…

Lexo më Shumë

Ambasadori gjerman në vend Tomas Gerberih sot deklaroi se arsyen për anulimin e fillimit të negociatave nuk e sheh në kandidatet Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, por në skepticizmin e zgjerimit. Porosit se vendi duhet t’i vazhdojë reformat, dhe në atë mënyrë t’i bind skeptikët se vendi i tyre është në BE. Ambasadori francez Kristijan Timonie, nga ana e tij, sërish porositi se qeverisja e së drejtës dhe lufta me korrupsionin mbesin prioritet i rëndësishëm. Gerberih, në fjalim në konferencën shkencore ndërkombëtare me temën “Tranzicioni i sistemeve juridike: 30 vjet pas rënies së murit të Berlinit”, që mbahet sot dhe…

Lexo më Shumë

Niveli i hapjes së Parlamentit të Maqedonisë së Veriut ndaj qytetarëve është nën mesataren rajonale, tregon analiza e organizatës “Metamorfozis” të realizuar në kuadër të projektit “Action SEE”. Në sondazh, Parlamenti ka marrë indeks të nivelit të hapjes prej 63% në bazë të katër parimeve: transparenca, mundësia e qasjes, integriteti dhe efikasiteti. Analiza thekson se elementët kryesorë që duhet t’i përmirësojë Parlamenti i Maqedonisë, por edhe të gjitha parlamentet në rajon, janë planifikimi strategjik, zbatimi i Kodit të Etikës për deputetët dhe, veçanërisht, mbikëqyrja e vërtetë parlamentare. Shërbimi i Parlamentit, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Instituti Parlamentar sqarojnë se…

Lexo më Shumë

Kuvendi sa më shpejtë ta rrumbullaksojë zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (ASHMAA) dhe të servisit publik RTVM sepse në shkurt do të shpërbëhet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa Agjencia për komunikime elektronike (AKE) të jetë edhe më transparente, mes tjerash, për shkarkimin vijues të udhëheqësisë dhe të ndalojë me praktikën për donacione. Këto janë pjesë e rekomandimeve në raportin e katërt që sot u prezantua për punën e ASHMAA dhe të AKE për periudhën maj-gusht të këtij viti. Në projekt janë të përfshirë edhe Euroting – Qendra për strategji…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska si mysafire nderi merr pjesë në Konferencën e 20-të ndërkombëtare të gjykatësve supremë dhe kushtetues nga bota, që mbahet në Laknau, Indi. Tema e konferencës së sivjetme, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë është “Bashkimi i botës për të drejtat e fëmijëve përmes të drejtës së zbatueshme ndërkombëtare dhe qeverisjes efikase ndërkombëtare”. Në kuadër të konferencës, ministrja e Drejtësisë do të ketë fjalim në sesionin e parë plenar dedikuar qeverisjes së të drejtës dhe të drejtave të njeriut. Në konferencë përveç gjykatësve marrin pjesë edhe ministra të drejtësisë, kryetarë të parlamenteve dhe ish-shefa të shteteve. .

Lexo më Shumë

Disa qen dje janë gjendur të helmuar në sheshin e Ohrit me “lanate”, helm shumë toksik, i cili mund të furnizohet vetëm me procedurë të komplikuar, thonë ekologët Kliment Arnaudov, duke e transmetuar mendimin e veterinerëve, njofton SDK, transmeton Portalb.mk. “Pritëm tre qen të helmuar: Menda, Sllonçe dhe një tjetër, të cilit nuk i patëm dhënë emër. Menda arritëm ta shpëtojmë dhe e kemi dërguar në një vend të improvizuar që të shëndoshet. Sllonçe nuk duroi, edhe pse intervenoi veterineri, ndërkaq qeni i fundit pak ishte helmuar, dukshëm pak e ka kafshuar helmin. Dy qentë jetojnë falë intervenimit të shpejtë…

Lexo më Shumë