Një vit më parë në opinion dolën informacione se me urdhër të PSP-së janë arrestuar pesë persona dhe janë kryer 12 kontrolle në hetimin e ri të quajtur ‘Perandoria’, ndërsa Orce Kamçev ishte në mesin e të arrestuarve. Të dyshuar ishin 13 personal dhe këtu bënte pjesë ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shefi i ‘Pelisterka’, Cvetan Pandeleski. Prokuroria Speciale Publike pesë personat e dërguar para gjykatës më tetë nëntor i akuzonte për shoqërim kriminal, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, mashtrim dhe larje parash, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me ndërmarrjen e masave hetimore dhe me e masat të posaçme hetimore,…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev është nikoqir i takimit trilateral të punës të liderëve nga Ballkani Perëndimor që nesër do të mbahet në Ohër. Në takim do të marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Agjenda parasheh në Ohër të mbahet mbledhja e punës në të cilën përveç tre liderëve do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq. Pas takimit do të vijojë sesion plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve,…
Hamdi Nuhiju Këtyre ditëve është aktualizuar tema e ndryshimit të modelit zgjedhor edhe për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara që të mbahen me 12 prill të vitit 2020. Kjo temë ka marr jehon në të gjitha sferat e shoqërisë duke mbajtur zgjuar opinionin. Ajo që po habit shumë njerëz brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut është qëndrimi i partive politike shqiptare në lidhje me këtë temë. Asnjëra prej tyre nuk kanë qëndrim të njëjtë dhe të drejtë sa i përket modelit zgjedhor. Secila duke u bazuar në kalkulimet e saja partiake ka dhënë edhe vlerësimet…
Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot, është mbajtur ceremonia e gradimit të 14 kandidatëve për doktorë të shkencave. Kandidatët e shpallur doktorë të shkencave janë nga: Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, gjatë kësaj ceremonie, i uroi doktorantët e rinj, me ç’rast theksoi se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke i bërë krenarë jo vetëm familjarët por edhe universitetin. Kandidatët…
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nervozuar fort me një deklaratë e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili ka thënë se Serbia është fajtore për vrasjen e 12 mijë shqiptarëve, deportimin e miliona njerëzve dhe dëmet miliona dollarëshe që janë shkaktuar gjatë luftës së fundit. Daçiq ka thënës e Shqipëria përveç që duhet të kërkojë falje publike, duhet që të distancohet nga deklaratat e bëra nga Cakaj, pasi siç thotë Dacic ai ka ofenduar shtetin dhe popullin serb. “Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres kërkimfaljen e…
Një përleshje me të paktën 10 persona të përfshirë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qendër të Gjakovës. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Lirije Podrimaj, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës i ka thënë Gazetës Sinjali, se rrahja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe se 6 persona janë shoqëruar në Stacionin e Policisë në Gjakovë. “Rreth orës 16:00, ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve në rrugën ‘Abedin Tërbeshi’ dhe deri më tani janë shoqëruar në stacionin e Policisë gjashtë persona. Po ashtu personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar ajo.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar pas një hetimi të bërë nga Policia e Kosovës, që parandaluan trafikimin e tri viktimave të moshës 17-vjeçare. Ambasada amerikane ka lavdëruar punën e policisë, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter. “Një hetim nga Policia e Kosovës në lidhje me Hetimet për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, rezultoi që tri viktima të moshës 17-vjeçare të marrin ndihmën e nevojshme, si dhe u bë një arrestim. Ne e përgëzojmë punën e policisë, të cilët janë shprehur të gatshëm që të mbrojnë këta viktima që janë të cenueshëm nga…
Selim Krasniqi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi të gjatë në Facebook. Për hir të transparencës dhe duke mos pasur të fshehë asgjë, ju informoj qe sapo komunikova me hetues të Dhomave të Specializuara!! Mu komunikua gojarisht ftesa për në Hagë, por unë personalisht kërkova që ç’do veprim të jetë zyrtar e në rrugë ligjore”. /Lajmi.net/
Hysri Peqani, në opinion i njohur si “Burdushi” është dënuar me një vit burgim, për shkak të veprës penale mashtrim. Këtë e ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media, shkruan lajmi.net. Në njoftim thuhet se të akuzuarin “Burdush”, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, të cilin dënim do ta vuan pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, dënimin me gjobë në shumën prej 5.000 euro, si dhe dënimin plotësues ku i ndalohet ushtrimi i profesionit, veprimtarisë së pavarur dhe i detyrës së caktuar…
Nënkryetari i LSDM-së dhe deputeti në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes midis SASHKUT dhe Ministrisë së Arsimit për rritjen e rrogave për 10 %, transmeton Almakos. “ Eshte arritur marreveshje historike mes Ministeise se Arsimit dhe Sindikates se Arsimit! Arsimtaret do kene rritje plotesuese te rrogave per 10% nga janari i vitit 2020. Kjo nenkupton rritje te pergjitheshshme te rrogave per te punesuatit ne arsim prej 20%. Me rendesi per femijete tane eshte qe te kujdesen arsimtar te motivuar. Ne kujdesemi per Ju! P.S Habitem me ministrat e BDI-se te cilet lavdrohen…
Biznesmeni Jordan Kamçev, data e skadimit të të cilit tashmë ka skaduar, tashmë ka bërë kërkesë për një të re, informon “Faktor”. Deri tek Prokuroria Publike, së bashku me kërkesës për një pasaportë të re, thotë ai se, ka siguruar prova dhe dokumente që konfirmojnë të gjitha takimet e tij vijuese që do të mbahen jashtë vendit. Mbi të gjitha, me të njëjtën provë dhe konfirmim, iu aprovua edhe pasaporta e parë e përkohshme. Kamçev mbrëmë ishte në një takim zyrtar në “Acibadem” deri në Stamboll, por tani ai është në Shkup dhe konfirmoi se ka zbarkuar në Maqedoni. Mbrëmë…
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në margjinat e “Dialogut strategjik për Ballkanin Perëndimor” të organizuar nga Forumi ekonomik botëror në Gjenevë, sot u takua me shefin e diplomacisë spanjolle Zhozep Borel, i cili është nominuar për funksionin Përfaqësues i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, si dhe me Kleman Bon, këshilltar për Evropë në Kabinetin e presidentit të Francës, Emanuel Makron. Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, në takimin me ministrin spanjoll dhe përfaqësues i lartë i ardhshëm i BE-së për punë të jashtme dhe politikë të…

