Nxënësit e Shkollës “Emin Duraku”, pretendojnë se janë kërcënuar nga arsimtarja e Historisë A.M, e cila sipas tyre ka përdorur edhe dhunë ndaj tyre. Pohimet për kërcenim i kanë mbështetur edhe prindërit e fëmijëve. Në lidhje me këtë Këshilli i Prindërve të kësaj shkolle, mbrëmjen e djeshme janë mbledhur për të diskutuar mundësinë e shkarkimit të arsimtares së Historisë. Ata kanë marrë vendim që ditën e hënë nga ora 07:30 të dalin pranë hyrjes së Shkollës “Emin Duraku”, për të mos e lejuar mësuesen që të hyjë në objektin shkollor Në kushte anonimiteti një nxënëse e kësaj shkolle, ka treguar…
Author: Hamdi Kumanova
Negocimin e postit të presidentit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që po pretendojnë të formojnë koalicionin e ardhshëm qeverisës, shoqëria civile po e konsideron si të gabuar dhe jo parimor. Teksa këto dy të parat thonë se ende nuk kanë folur për të parin e vendit, por pa e mohuar se do të merren vesh për këtë çështje, VV kërkon të dijë sa është baraspesha e kësaj pozite nga radhët e LDK-së. Në lidhje më këtë, nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi thotë se mund të diskutohet për këtë çështje me LDK-në për të evituar mundësinë e ndonjë…
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili po pret të marrë postin e kryeministrit të Kosovës, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai, për mërgatën do të angazhohet bashkë me diasporën. Sipas tij, Kosova ka pasur Ministri të Diasporës, por nuk ka pasur diasporë në ministri. Në kongresin e dytë ekonomik të Unionit të Bizneseve që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, Albin Kurti ka thënë se me qeverinë e re do të krijojnë qendra kulture për të cilat shteti kujdeset që kultura e historia e brezave të mësohet nga fëmijët kudo. “Deri tani vërtetë kemi pasur Ministri…
Policia e Maqedonisë zbuloi trafikim me emigrantë në rrugën Kumanovë-Tabanoc. “Më 08.11.2019 në orën 7:45 në rrugën Kumanovë-Tabanoc, në afërsi të rrethrrotullimit, zyrtarët policorë nga stacioni policor për vëzhgim kufitar, kanë vërejtur një automjet ‘VW kombi’, me tabela të Shkupit, nga ku kanë dalë udhëtarë. Zyrtarë policorë gjatë kontrollit kanë vërtetuar se bëhet fjalë për gjashtë emigrantë”, njoftojnë nga policia. Tre prej tyre kanë qenë nga Pakistani, dy nga Afganistani dhe një nga Irani. Ata janë bartur në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme.
Katër djem janë lënduar në aksident trafiku në Gostivar, raporton Ministria e punëve të brendshme, transmeton Portalb.mk. “Mbrëmë rreth orës 23 e 40 në rrugën lokale Zubovcë-Debresh, shoferi nga fshati Vrapçishte, duke vozitur makinën e tipit micubishi pajero, me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin anës rrugës. Lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtari A.M.(24) nga fshati Vrapçishtë, ndërsa vozitësi dhe bashkudhëtarët tjerë E.Z.(23), Ç.Sh.(24), të dy nga fshati i njejtë, kanë marrë lëndime të lehta trupore”, thonë nga MPB. Ata janë dërguar në Qendrën e urgjencës në Gostivar për ndihmë mjekësore. Ndërkaq policia ka kryer…
Konfederata e Organizatave Sindikale dhe disa organizata joqeveritare sot protestuan në Shkup për të treguar pakënaqësinë e punës së përmbaruesve. Për dy denarë e gjysmë kamatë e mbetur nga një kredi në vitin 2007, Zllata Shterjoska tani duhet të paguajë rreth 600.000 denarë. Këtë ajo e tha sot në protestën ‘Stop për përmbaruesit’ që u mbajt në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Aktivisti i organizatës ‘Stop për përmbaruesit’, Marjan Risteski bashkërisht me protestuesit kërkuan ndalimin e pagesës së detyruar dhe heqjen e kamatave të lëndëve aktuale. Ai i bëri thirrje Qeverisë që të vendosë rregulla ligjore në të kundërtën do të…
Lidhur me deklaratat e Ismajllovskës dhe Rangellovës kanë reaguar edhe nga LSDM. Nga kjo parti theksojnë se deklaratat e deputeteve të VMRO-së konfirmojnë hipokrizinë dhe patriotizmin e rremë të Mickoskit. Partia në pushtet thotë se u konfirmua se e vetmja ofertë e Mickoskit dhe VMRO-së është hipokrizia, patriotizmi i rremë dhe veprimi kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve. “Deklarata e deputetes Nola Ismajloska se kushti për të qenë në listën e deputetëve ishte të mbështesin ndryshim të emrit konfirmon qasjen jo të sinqertë të VMRO-DPMNE-së. Deklarata e deputetes Daniella Rangelova se asaj i është thënë që ajo mund të votojë…
Kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të mblidhen sot dhe të dielën në Ohër në një takim trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi, mëson se sot në orën 17:30 kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të presë në Ohër kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ndërkohë presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me Zaev, Ramën dhe Vuçiç. Në axhendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe…
Pas takimit të djeshëm në Selinë e BDI-së të disa funksionarëve të kësaj partie dhe punonjësve të doganave, ka reaguar sot Aleanca për Shqiptarët, të cilët, kanë akuzuar BDI-në se po ushtron presion ndaj punonjësve të administratës përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Zëdhënësi i kësaj partie, Flakron Bexheti, ka kërkuar nga administratorët që të mos bien pre e këtyre presioneve dhe se të njëjtat duhet ti paraqesin në organet e vendit. Nga partia e Selës u shprehën po ashtu se do ta denoncojnë këtë rast në gjitha ambasadat e vendit. “Për ne si Aleancë për Shqiptarët, ky moment paraqet skandal…
Enver Bytyçi Vuçiq foli në telefon para tri ditësh me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin. Temë i bisedës ishte samiti i radhës për krijimin e asaj që quhet “Minishengeni Ballkanik”! Ndërsa sot në mbrëmje do të bëhen bashkë në Ohër të tre minishengenistët ballkanikë, të porositur nga Moska dhe filorusët evropianë. Pse mini e jo ballkanik? Sepse vendet, të cilat janë përzgjedh ta themelojnë këtë lloj Jugosllavie të Re, janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Janë përjashtuar Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. A është kjo rastësi? Jo, pavarësisht retorikës së Edi Ramës se “Minishengeni ballkanik është i hapur…
Ministria e Shëndetësisë informon se vaksinimi kundër gripit sezonal fillon më 22 nëntor të vitit 2019. Për sezonin e ardhshëm 2019-2020, siç theksojnë, janë furnizuar 28.000 vaksina falas për personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike, fëmijët e moshës nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, gratë shtatzëna, si dhe punonjësit shëndetësorë. Në mënyrë shtesë, janë furnizuar edhe 21.000 vaksina komerciale nga qendrat për shëndet publik. “Për herë të parë, sivjet përmirësohet qasja e vaksinave falas kundër gripit sezonal, në vaksinim do të përfshihen edhe tre poliklinika: Bukureshti, Çairi dhe Gjorçe Petrov pranë Shtëpisë Shëndetësore Shkup”, theksojnë nga Ministria…
Partitë e vogla politike dhe Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev mbështesin propozimin për ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë, në një njësi zgjedhore me lista të hapura. Ky model kërkojnë të nisë të zbatohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 12 prill. Nisma është ndërmarrë nga disa parti të vogla, të cilat aktualisht me së paku 14 deputetë veprojnë në kuadër të koalicioneve të partive të mëdha politike maqedonase, LSDM dhe VMRO -DPMNE, transmeton REL. “Vlerësoj se modeli më i mirë zgjedhor do të ishte ai me një njësi zgjedhore me lista të hapura. Ky është një model që…

