Author: Hamdi Kumanova

Zv/kryeministri për Çështje Evropaine, Bujar Osmani i cili gjendet në takimin e kryeministrave Zaev, Vuçiç dhe Rama në Ohër është takuat me kryeministrin e Sërbisë ku kanë diskuatuar në lidhje me kufirin Llojan – MIratoc. Sipas Osmanit edhe kryeministrit Vuçiç i Serbisë ka premtuar se Serbia do ta miratojë memorandumin e hapjes së pikës kufitare Llojan – Miratoc. “Sapo u dakorduam me Presidentin e Sërbisë Vuçiç për kufirin Llojan – Miratoc. Premtoi se menjëherë edhe Sërbia do e miraton memorandumin për hapjen e pikës kufitare me çka mund te fillojnë punët përgaditore!”, ka shkruar Osmani. /TS/

Lexo më Shumë

Sivjet ka rritje enorme prej mbi 50 për qind të numrit të ankesave për diskriminim apo më saktë për shqetësim në vendin e punës, për shkak të bazave të ndryshme. Qytetarët edhe sivjet më tepër janë ankuar në punën e pushtetit gjyqësor, thotë Avokati i Popullit Ixhet Memeti në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë. “Shpesh herë gjyqësori dhe shërbimet konsumatore i kanë ndryshuar vendet. Sivjet, 2019, karakterizohet si viti në të cilin qytetarët më tepër ankohen në punën e pushtetit gjyqësor, por këtu janë edhe fushat e tjera, si të drejtat e fëmijës, të drejtat sociale, më tej…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në mëngjes se janë marrë vesh me Zaevin dhe Ramën për gjëra shumë të mira dhe të rëndësishme me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që do të përmirësojnë ndjeshëm mjedisin e investimeve. Ai theksoi se ai dhe kryeministrat e dy vendeve të tjera janë të vendosur të “shtyjnë” përpara atë që është e mirë për qytetarët, pa marrë parasysh presionet. Vuçiq deklaroi se për shkak të cilësisë dhe rëndësisë së vendimeve të marra, ai ka frikë prej sulmeve nga palë të ndryshme, por nuk ka frikë nga presioni. I pyetur për të komentuar…

Lexo më Shumë

Pas takimit të Samitit të Ohrit, që bëri bashkë kryeministrin Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, treshja në fjalë po zhvillon një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij, pak minuta më parë, kryeministri maqedonas deklaroi: “Të gjithë duhet te biem dakord se Ballkani po ndryshon. Plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni.”/tch/

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook njoftoi për fillimin e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimorë në Ohër. Zaev mes tjerash thekson se takimi përforcon vlerat evropiane dhe ndihmon në ndërtimin e Ballkanit të shekullit 21. “Filluam takimin me krerët e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit rajonal dhe arritjes së qëllimit tonë të përbashkët – anëtarësimit në BE.Nga Ohri, të gjithë ne dërgojmë një mesazh të qartë se përmes koordinimit dhe aktiviteteve tona të përbashkëta praktikojmë sjellje evropiane – në shtëpi, duke forcuar vlerat evropiane dhe duke ndërtuar Ballkanin e…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Qeveria në ikje po përpiqet që në mënyrë kriminale të marrë para nga shteti”. “Qeveria po hesht për detajet e marrëveshjes nga firma ‘SARHEMS’, ku njeriut që formoi firmën 24 ditë para shpalljes së konkursit do t’i ndahen 72 milionë euro”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM. Sipas tyre, Rashkovski dhe Zaev i fshehin detajet e marrëveshjet dhe gënjejnë opinionin se firma ka hyrë në biznes në Maqedoni në partneritet publiko-privat pa asnjë përfitim nga shteti. “Mos pasja e transparencës së Qeverisë dhe refuzimi për t’u përgjigjur hap dyshimet edhe më shumë në opinion për krimin…

Lexo më Shumë

Edhe të dielën punohet, nëse ke një qëllim të mirë për qytetarët. Ky është Bekim Memeti i NP “Rrugët e Maqedonisë” i cili ka vendosur që rrugën Industriale në Tetovë ta përfundojë shumë shpejtë. Bashkëpunimi i Memetit dhe kryetarës së komunës Arifi do të sjell një rezultat të madh për tetovarët. Rruga prej 3 kilomtrash me gjerësi 14 metra në të dy anët do të jetë një ndër rrugët e cila do të lidh dy qytete tjera si Shkupin dhe Gostivarin. Pas fazës së parë, do të nis faza tjetër e asfaltimit dhe në fund do të përfundojë me sinjalizimin…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thotë se problemi i ndotjes së ajrit mund të zgjidhet vetëm me koordinim dhe përfshirje të të gjitha institucioneve. Pendarovski planifikon që për këtë problem të bisedohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për Siguri. Presidenti shton se ju ka bërë thirrje organizatave dhe nismave qytetare të vinë në kabinetin e tej më 14 nëntor. “Problemi i ndotjes së ajrit mund të zgjidhet vetëm me koordinim dhe përfshirje të të gjithë institucioneve kompetente. Për këtë shkak do të intensifikoj komunikimin dhe koordinimin me organizatat qytetare që veprojnë në fushën e ekologjisë. Problemin e…

Lexo më Shumë

Refuzimi i fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të vetos së Francës ka pasoja negative për Ballkanin Perëndimor. Sërish është bërë e qartë, se Evropa nuk i mban premtimet e saj duke rënë kështu në një krizë besueshmërie. E drejtë është që kërkesat e Evropës në drejtim të shtetit ligjor për vendet kandidate duhet të mbeten në fuqi. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, megjithatë kanë filluar rrugën e vënies në jetë të këtyre kërkesave, siç e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian. Refuzimi i hapit tjetër në drejtim të BE i çon prapa si…

Lexo më Shumë

Nënkryetari LSDM-së, Oliver Spasovski në fushatën e partisë së tij ‘Në rrugë të drejtë’ në Ohër tha se pjesa më e vështirë e këtyre dy viteve ishin bërja e kompromiseve, por fuqishëm shohim në të ardhmen. “Për pak kohë Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe do t’i përmbyllim të gjitha dilet rreth të ardhmes së shtetit. Sa i përket nisjes së bisedimeve me BE-në, bëmë gjithçka që mundeshim, në reforma dhe i plotësuam të gjitha kushtet, që u vërtetuan edhe nga të gjithë anëtarët e Këshillit Evropian”, tha Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas tij,…

Lexo më Shumë

Sot në Zvicër është kërkuar drejtësi për Astrit Deharin. Me moton “Një popullë për drejtësi” sot rreth orës 12:00 në Bern është kërkuar drejtësi për ish-aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari i cili në rrethana të dyshimta u gjet i vdekur tri vite më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, shkruan albinfo.ch. Thirrjes së degës së Lëvizjes Vetëvendosje këtu në Zvicër iu bashkuan qindra qytetar të cilët në duar mbanin pankarta ” Drejtësi për Astritin”. Më poshtë e gjeni të bashkangjitur videon nga ky marsh:

Lexo më Shumë

Thirrjet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, tashmë ua kanë bërë të qartë të dy vendeve që një dialog i tillë është i pashmangshëm dhe se duhet t’i krijojnë parakushtet për të, vlerësojnë njohësi e zhvillimeve politike në Kosovë dhe në Serbi. Por, sipas tyre, tashmë në opinion ekzistojnë dilemat nëse dialogu i ardhshëm do ta ruajë formatin që ka pasur, nën lehtësimin e Bashkimit Evropian ose ky format do të evoluojë, apo do të ketë ndonjë konferencë…

Lexo më Shumë