Edhe të dielën punohet, nëse ke një qëllim të mirë për qytetarët. Ky është Bekim Memeti i NP “Rrugët e Maqedonisë” i cili ka vendosur që rrugën Industriale në Tetovë ta përfundojë shumë shpejtë. Bashkëpunimi i Memetit dhe kryetarës së komunës Arifi do të sjell një rezultat të madh për tetovarët. Rruga prej 3 kilomtrash me gjerësi 14 metra në të dy anët do të jetë një ndër rrugët e cila do të lidh dy qytete tjera si Shkupin dhe Gostivarin.
Pas fazës së parë, do të nis faza tjetër e asfaltimit dhe në fund do të përfundojë me sinjalizimin horizontal.
Ja edhe video nga puna e ditës së dielë



