Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes të organizuar nga presidenti Macron. Në edicionin e dytë të Forumit të Paqes në Paris, Thaçi në një panel të veçantë do të flasë për sfidat e ndërtimit dhe ruajtjes së paqes. Forumi i Paqes i Parisit është iniciativë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të bërë bashkë protagonistë të qeverive e të qeverisjes nga e tërë bota dhe për të diskutuar për ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë. Këtë vit në Forumin e Paqes në Paris marrin…

Lexo më Shumë

Kriza financiare në Telekomin e Kosovës është thelluar edhe më tej që prej ndërhyrjes në llogaritë bankare të kësaj kompanie nga ana e ATK-së, e cila ia tërhoqi 630 mijë euro si borxh. Telekomi përveç që ende nuk ka realizuar pagat e muajit tetor për të gjithë punonjësit e kësaj kompanie publike, po shqyrton mundësinë e marrjes të një vendim për të zvogëluar të gjitha pagat për të nxjerrë Telekomin nga kriza. Demir Limaj nga menaxheri bëhet këshilltarë i kryeshefit i cili deri më tani ka marrë 4 mijë e 450 euro në muaj, ndërsa nga dhjetori me ligjin për…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re. Ismajl Kurteshi, kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit ka arritur që të marrë vetëm 6 mijë e 539 vota.Me votat që ka marrë, Kurteshi nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re.Në një prononcim për lajmi.net, Kurteshi ka thënë se e vlerëson vullnetin e qytetarëve dhe se pavarësisht se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit, ai shpreson që koalicioni Vetëvendosje-LDK do të jetë më i mirë se koalicioni i…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev tha në Probishtip tha se për Qeveria e LSDM-së po dështon në secilën fushë, duke përfshirë këtu edhe autostradë. “Pakujdesin e kësaj Qeverie të paaftë e ndjejmë edhe në Probishtip. Një nga shembull është ndërtimi i rrugës, që lidh Probishtipin me pjesën tjetër të Maqedonisë, rruga Krupishte-Probishtip që tashmë tre vite kjo Qeveri e paaftë nuk arrin ta përfundojë”, tha Janushev. Ai cilësoi Qeverinë si bandë zhvatëse dhe e vetmja që bën është të mbushë xhepat e vet.

Lexo më Shumë

Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç asaj për të cilën flasim gjithë kohën, ndërsa kjo është anëtarësimi i plotfuqishëm në suaza të Bashkimit Evropian, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me takimin e sotëm trepalësh në Ohër për të a.q. “Minishengen”. “Edhe në të kaluarën, edhe tani do ta përsërisim qëndrimin e njëjtë se çdo mundësi të cilën Maqedonia mund ta shfrytëzojë, është që të përmirësohet cilësia e jetesë së qytetarëve, duhet të shfrytëzohet, por kjo zgjidhet me marrëveshje dypalëshe”, konsideron Mickoski. Ai tha se…

Lexo më Shumë

Këshilltari i partisë Alternativa, Florim Ymeri, ka kërkuar që ose të hiqen të gjithë flamujt në godinën e Komunës së Kumanovës, ose të vendoset edhe flamuri shqiptar, shkruan Almakos. Ymeri, përndryshe është këshilltari i parë shqiptar që ka alarmuar për këtë problem “PSE MUNGON FLAMURI SHQIPËTAR!? Valvitet flamuri shtetëror i RMV-së,Turk,Malazez,Serb bile më duket se edhe Rom,por JO ai Shqipëtar. Me çka e meritum kët ,,respekt,,. Fotoja e zbeht,ashtu e kam telefonin por syt nuk më mashtruan. Ose hiqni gjitha ose vëndoni edhe flamurin Shqiptar.”, shkruan Florim Ymeri./Almakos/

Lexo më Shumë

Në Klinikën për dermatologji është renovuar spitali ditor, dhoma e kujdestarisë së mjekëve dhe infermiereve,  dhoma për izolim të pacientëve dhe apartmani për pacientë.  Një pjesë e madhe e hapësirave janë furnizuar me ajër të kondicionuar, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë. Klinika për Dermatologji, siç citon Ministria, ka realizuar shumë aktiviteve për sigurimin e standardit më të lartë për diagnozë, mbrojtje shëndetësore efikase dhe të sigurt,  por edhe për përmirësim të kushteve për pacientët dhe kushtet për punë të personelit. Sipas Ministrisë, Klinika është shembull i vërtetë për punën  e përgjegjshme në interes të pacientëve. Kohëve të fundit, potencojnë nga…

Lexo më Shumë

Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, s’e ka thënë ende asnjë fjalë për Samitin e Ohrit ku po flitet edhe për Kosovën dhe lirinë e lëvizjes të banorëve të Ballkanit. Në emër të Kosovës po flet Edi Rama i cili akuzoi sot liderët kosovarë se po vetëpërjashtohen nga organizime të tilla rajonale. Ka heshtur edhe Kadri Veseli, lideri i PDK’së dhe Kryetar në largim i Parlamentit të Kosovës. Veseli para disa ditësh është ftuar si i dyshuar për krime lufte nga Gjykata Speciale. Prej asaj dite s’ka folur për tema të tjera. S’ka thënë asnjë koment as Kryeministri në largim Ramush…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë Aleksadër Vuçiç do të takohet të hënën me presidentin francez Emmanuele Macron. Takimin e njoftoi vet Vuçiç në konferencën e mbajtur pas Samitit të Ohrit, ku theksoi se do t’i kërkojë atij mbështetje për hapjen e negociatave për Ballkanin Perëndimor. Për Vuçiç, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë më të mirën sa I takon reformave pavarëisht sulmeve që u bëhen. “Nesër do të takohem me Macron dhe do ta pyes për Zaev dhe Ramën dhe do ta lus për mbështetje të Ballkanit në rrugën europiane. Nuk kam frikë se i kam thënë edhe BE. Të njëjtën gjë…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe i gjithë rajoni nuk kanë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha kryeministri Zoran Zaev sot në konferencën për shtyp në Ohër pas përfundimit të takimit të dytë në suaza të nismës për bashkëpunim rajonal. “Para më pak se dy ditë të gjithë ishim në takim në Gjenevë dhe patëm mundësi të dëgjojmë nga përfaqësuesit më të lartë të Francës se ajo nuk është kundër zgjerimit të BE-së dhe se na ofron alternativë për rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE. Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit…

Lexo më Shumë

Komuna e Kumanovës me rastin e festës së 11 Nëntorit – Ditës së Çlirimit dhe 500 vjetorit të saj si qytet edhe kësaj radhe anashkalon flamurin shqiptar para ndërtesës komunale, derisa janë të vendosur flamujt serb, turq, boshnjak, rumun, etj, përcjellë INA. Kjo praktikë ka ndodhur edhe viteve të tjera, ku nuk është hasur flamuri shqiptar. Nuk dihen arsyet e kësaj praktike që anashkalon shqiptarët që janë etniteti i dytë dominues në këtë komunë. Lidhur me këtë heshtje edhe nga këshilltarët shqiptarë të BDI-së, të cilët janë pjesë e pushtetit komunal. Nga ana tjetër nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar…

Lexo më Shumë

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë në Skënderaj, ku vetura ka dalë jashtë rrugës, bën të ditur policia Rasti ka ndodhur në fshatin Rezallë të Skënderajt, mbrëmjen e së shtunës. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi një përmendore afër rrugës, në tatëpjetën e lagjes Durmishajve. Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve.

Lexo më Shumë