Në Klinikën për dermatologji është renovuar spitali ditor, dhoma e kujdestarisë së mjekëve dhe infermiereve, dhoma për izolim të pacientëve dhe apartmani për pacientë. Një pjesë e madhe e hapësirave janë furnizuar me ajër të kondicionuar, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Klinika për Dermatologji, siç citon Ministria, ka realizuar shumë aktiviteve për sigurimin e standardit më të lartë për diagnozë, mbrojtje shëndetësore efikase dhe të sigurt, por edhe për përmirësim të kushteve për pacientët dhe kushtet për punë të personelit. Sipas Ministrisë, Klinika është shembull i vërtetë për punën e përgjegjshme në interes të pacientëve.
Kohëve të fundit, potencojnë nga Ministria, Klinika për dermatologji kadrovike e përforcon ekipin e saj me shtatë punësime.
“Është furnizuar pajisje mjekësore, si dermoskop, aparat për preso terapi dhe drenazh limfatik, dopler pajisje me ngjyra, aparat dhe alergjene për in vitro diagnozë në alergologji. Klinika për dermatologji në bashkëpunim me Bioderma-Maqedoni e hapi Shkollën e parë për atopi në shtetin tonë, me qëllim të edukimit të pacientëve me atopi”, citohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.



