Republika e Maqedonisë së Veriut dhe i gjithë rajoni nuk kanë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha kryeministri Zoran Zaev sot në konferencën për shtyp në Ohër pas përfundimit të takimit të dytë në suaza të nismës për bashkëpunim rajonal.
“Para më pak se dy ditë të gjithë ishim në takim në Gjenevë dhe patëm mundësi të dëgjojmë nga përfaqësuesit më të lartë të Francës se ajo nuk është kundër zgjerimit të BE-së dhe se na ofron alternativë për rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE. Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE, dhe besoj se edhe i gjithë rajoni nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Union.Por, në atë pjesë këtë që sot e punojmë është gjithsesi t’i shfrytëzojmë të gjitha potencialet dhe mundësitë të cilat i kemi para nesh dhe ta përparojmë cilësinë e jetesës në të gjithë rajonin. Ta afrojmë të gjithë rajonin dhe t’i shfrytëzojmë të gjitha potencialet q do të sjellë jetë të mirë për të gjithë rajonin”, tha Zaevi.
Besoj, shtoi kryeministri, se me këtë nismë u dërgohet mesazh shumë pozitiv vendeve anëtare të BE-së, se me rritjen e bashkëpunimit në rajon me një vëmendje më dinjitoze duhet të fokusohen këtu dhe të japim mundësi për përshpejtim të procesit të integrimit të të gjithë rajonit në Union.
“Besoj se e meritojmë këtë dhe se këtë që e punojmë është në favor të të gjithë rajonit, por besoj se është në favor edhe të Bashkimit Evropian”, tha Zaevi.



