Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç asaj për të cilën flasim gjithë kohën, ndërsa kjo është anëtarësimi i plotfuqishëm në suaza të Bashkimit Evropian, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me takimin e sotëm trepalësh në Ohër për të a.q. “Minishengen”.
“Edhe në të kaluarën, edhe tani do ta përsërisim qëndrimin e njëjtë se çdo mundësi të cilën Maqedonia mund ta shfrytëzojë, është që të përmirësohet cilësia e jetesë së qytetarëve, duhet të shfrytëzohet, por kjo zgjidhet me marrëveshje dypalëshe”, konsideron Mickoski.
Ai tha se nuk ka informacione si cilat janë vendimet dhe çfarë është biseduar, por pranoi se gjatë takimit të tyre të fundit të liderëve në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski ka kërkuar shpjegim.
“Atëherë mora shpjegim me dy fjali që tekstualisht nuk ishte në nivel të shpjegimit enciklopedik, ndërsa e lëre më për disa esenca. Ashtu nga ajo që mund ta dëgjojmë në konferencën për shtyp dhe nga ajo që qarkullon në opinion, nuk mund të nxjerr konkluzion të saktë për çfarë saktë po bëhet fjalë, as megjithatë kam ndonjë informacion, por do të përsëris, për Maqedoninë nuk ekziston alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotfuqishëm në suaza të Bashkimit Evropian”, tha Mickoski.



