Këshilltari i partisë Alternativa, Florim Ymeri, ka kërkuar që ose të hiqen të gjithë flamujt në godinën e Komunës së Kumanovës, ose të vendoset edhe flamuri shqiptar, shkruan Almakos.
Ymeri, përndryshe është këshilltari i parë shqiptar që ka alarmuar për këtë problem
“PSE MUNGON FLAMURI SHQIPËTAR!?
Valvitet flamuri shtetëror i RMV-së,Turk,Malazez,Serb bile më duket se edhe Rom,por JO ai Shqipëtar.
Me çka e meritum kët ,,respekt,,.
Fotoja e zbeht,ashtu e kam telefonin por syt nuk më mashtruan.
Ose hiqni gjitha ose vëndoni edhe flamurin Shqiptar.”, shkruan Florim Ymeri./Almakos/




