Author: Hamdi Kumanova

Dëshmitari i prokurorisë që ka punuar si shofer në “Durmo turs” në relacionin Gostivar-Shkup, në seancën e sotme gjyqësore për fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë, ishte dëgjuar si “dëshmitar armiqësor”, prejse tha se nuk është e saktë deklarata e tij në prokurori dhe se nuk i kujtohet nëse ka thënë që në autobus ka pasur pajisje për manipulim të shpejtësisë. Për shkak të kundërshtimit të deklaratës së sotme të dëshmitarit Besnik Halimi me atë në prokurorinë, prokurori publik Darko Jakimovski kërkoi nga Gjykata t’i lejohet për ta paraqitur edhe një herë deklaratën e tij. Pasi gjykatësja Diana Gruevska lejoi, prokurori…

Lexo më Shumë

Ministrja Radmilla Shekerinska dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Mbrojtjes, Vanço Isajov, sot në orën 14.00 do ta nënshkruajnë Marrëveshjen e re kolektive të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes kolektive në Ministrinë e Mbrojtjes, siç është paralajmëruar, ministrja Shekerinska dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur, Isajov do të japin deklarata për mediat. Marrëveshja e tanishme kolektive në MM ishte nënshkruar në vitin 2013, ndërsa u ndryshua në vitin 2017.

Lexo më Shumë

Qeveria e LSDM-së për këto tre vite gjithçka që premtoi ka gënjyer. Zaevi i përmballur me fundin e tij premton gjithçka, por kjo te qytetarët tashmë nuk nuk kalon. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk kanë memorie të shkurtër. VMRO-DPMNE gjithmonë e ka mbështetur çdo rritje të pagave të punonjësve që duhet të bëhet mbi bazë të ekonomisë së shëndoshë dhe të zhvilluar. Por Zaevi duhet të përkujtohet se Qeveria paraprake e VMRO-DPMNE-së ka lidhur marrëveshje kolektive me të cilën parashikohej rritje dinamike të pagave për 25 për qind. Kjo Qeveri që kur ka ardhur në pushtet nuk ka pasur…

Lexo më Shumë

Derisa kryeministri Zoran Zaev, në Ohër bashkë me liderët e rajonit po zhvillonin takimin e quajtur “Shengeni Ballkanik”, shefi i opozitës Hristijan Mickovski, doli në një konferencë për media nga e cila theksoi se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, pos anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe BE. Duke iu referuar takimit në Ohër, Mickoski tha se nuk është në dijeni për çka bisedohet atje. “Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç asaj që flasim çdo ditë, anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian. Edhe më herët e kemi thënë edhe përsërisim edhe një herë të njëjtin qëndrim se çdo mundësi të…

Lexo më Shumë

Me 10.11.2019 në ora 21.15 në rrugën lokale fshati Barovë-fshati Shën Petka, Shkup, vetura e tipit “folksvagen golf”, me targa nga Shkupi, e drejtuar nga I.R.(45) nga fshati Shën Petka, ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi dhe bashkëudhëtari R.R.(24) ku për ndihmë mjekësore janë dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 10.11.2019 në ora 12.50 në Stacionin Policor në Kumanovë, një i punësuar në një firmë private nga Kumanova ka njoftuar se në rrugën “11 tetori”, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, gropimit, është gjetur një bombë e vjetër e pa shpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Almakos. Nga ana e piroteknikut nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë, bomba është ngritur për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 10.11.2019 në ora 11.10 në vendkalimin kufitar ‘Bllacë e Poshtme’ është arrestuar shtetasi shqiptar F.K.(44), pasi që gjatë kontrollit është konstatuar se gjendet në evidencën operative arresto me kërkesë të Interpolit, transmeton Almakos. F.K. është dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor Uji i tharrtë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Partia Socialiste në pushtet i ka fituar zgjedhjet e katërta në katër vjetët e fundit në Spanjë. Megjithatë, kjo parti ka dështuar të fitojë më shumë se 50 për qind të votave. Partia e së djathtës ekstreme, Vox, u ngjit në vendin e tretë, ndërsa partia “Qytetarët” pësoi humbje të rëndë. Këto rezultate lënë të kuptohet se Spanja mund të përballet përsëri me krizë politike, e cila mund të zgjidhet përmes negociatave të gjata për formimin e qeverisë në një skenë mjaft të përçarë, përcjell INA. Kjo situatë do të ndikojë në anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në…

Lexo më Shumë

Qeveria e Serbisë në vazhdimësi ndan miliona euro për komunat me shumicë serbe, me një përqendrim në katër komunat veriore të Kosovës. Sipas projeksioneve të fundit të parashikuara me Projektligjin për buxhet të vitit 2020, Serbia ka paparë të investojë në Kosovë rreth 89 milionë euro të parave të taksapaguesve të saj. Rreth 63.7 milionë euro janë planifikuar për Zyrën për Kosovën që funksionon në kuadër të Qeverisë së Serbisë. Pjesa më e madhe e fondeve, parashihet të shpenzohet për “mbështetjen e funksionimit të institucioneve dhe organizatave në territorin e Kosovës”. Fjala është para së gjithash për strukturat paralele apo…

Lexo më Shumë

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama se po tenton të fshehë krizën e thellë politike të Shqipërisë duke shpikur ide për Jugosllavi të re. “Ky farë kryeministri që dëshiron Jugosllavinë e re, çka po i duhet? Ndoshta legjitimitet pas krizës së thellë politike në vend!!”, ka shkruar Gashi në Facebook.Deklarime rreth idesë së mini-Shëngenit ballkanik nuk ka bërë askush nga Lëvizja Vetëvendosje, PDK-ja dhe as kryeministri në largim Ramush Haradinaj, teksa kundër Samitit të Ohrit kanë dalë presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Isa Mustafa.Pas përfundimit të konferencës së mbajtur mes kryeministrit të Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale. Kjo gjë u bë e ditur nga vetë Selimi, i cili deklaroi se është i ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Selimi tha se ashtu si thuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë të tjerë të lirisë, është ftuar për t’u intervisutar nga Zyra e Prokurorit të Specializur, në cilësinë e të dyshuarit. “Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka shtuar ai. Ndryshe Selimi ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes të organizuar nga presidenti Macron. Në edicionin e dytë të Forumit të Paqes në Paris, Thaçi në një panel të veçantë do të flasë për sfidat e ndërtimit dhe ruajtjes së paqes. Forumi i Paqes i Parisit është iniciativë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të bërë bashkë protagonistë të qeverive e të qeverisjes nga e tërë bota dhe për të diskutuar për ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë. Këtë vit në Forumin e Paqes në Paris marrin…

Lexo më Shumë