Partia Socialiste në pushtet i ka fituar zgjedhjet e katërta në katër vjetët e fundit në Spanjë. Megjithatë, kjo parti ka dështuar të fitojë më shumë se 50 për qind të votave. Partia e së djathtës ekstreme, Vox, u ngjit në vendin e tretë, ndërsa partia “Qytetarët” pësoi humbje të rëndë. Këto rezultate lënë të kuptohet se Spanja mund të përballet përsëri me krizë politike, e cila mund të zgjidhet përmes negociatave të gjata për formimin e qeverisë në një skenë mjaft të përçarë, përcjell INA.
Kjo situatë do të ndikojë në anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO, pasi Spanja është vendi i fundit që duhet të ratifikojë në Kuvendin e saj Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Qeveria në Shkup gjatë fundjavës ishte optimiste se Kuvendi i ri spanjoll pas zgjedhjeve mund të mblidhet deri nga fillimi i janarit dhe të miratohet protokolli, megjithatë situate e komplikuar edhe më shumë mund të çojë vendin në zgjedhje të reja, në rast se nuk arrihet kompromis për formimin e Qeverisë.
Duket se qytetarët spanjollë janë të zemëruar dhe të mërzitur nga kriza e vazhdueshme politike pasi pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 6 për qind më e ulët. Në prill kishin votuar 75.5 për qind e spanjollëve me të drejtë vote, ndërsa të dielën votuan 69.9 për qind e tyre.
Fituesi i zgjedhjeve dhe kryeministri i tanishëm tha se synon të formojë një qeveri përparimtare dhe kërkoi nga kundërshtarët politikë që të mos e pengojnë për arritjen e këtij qëllimi, shkruan “The Guardian”.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Bastisje e rëndësishme në Kamenicë: Armë të rrezikshme zbulohet në një banesë
- Çmime të reja të derivateve të naftës, lirohet dizeli, shtrenjtohet bezina
- 83-vjeçari humb jetën nga tymi pas zjarrit në banesën e tij në Berovë
- Kremlini: Ukraina po paguan çmimin për sulmet ndaj Rusisë
- Skandali i SHISH mbledh Këshillin e Sigurisë/ Begaj si Rama: Përgjegjësia individuale, nuk mund të cenohet besimi tek institucionet
- Heroinë gjatë bastisjes në Tetovë, kallëzim penal ndaj 34-vjeçarit
- Kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit nga Tetova, dyshohet se sulmoi motrën e tij
- Ndërron jetë edhe një pacient me ethet e Nilit Perëndimor



