Qeveria e LSDM-së për këto tre vite gjithçka që premtoi ka gënjyer.
Zaevi i përmballur me fundin e tij premton gjithçka, por kjo te qytetarët tashmë nuk nuk kalon. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk kanë memorie të shkurtër.
VMRO-DPMNE gjithmonë e ka mbështetur çdo rritje të pagave të punonjësve që duhet të bëhet mbi bazë të ekonomisë së shëndoshë dhe të zhvilluar.
Por Zaevi duhet të përkujtohet se Qeveria paraprake e VMRO-DPMNE-së ka lidhur marrëveshje kolektive me të cilën parashikohej rritje dinamike të pagave për 25 për qind. Kjo Qeveri që kur ka ardhur në pushtet nuk ka pasur kurrfarë rritje. Pse tani po hidhen ato 25 për qind dhe pranohen në mënyrë suksesive vetëm fillimisht nga 10 për qind rritje duhet të përgjigjet Qeveria e cila është në largim.
VMRO-DPMNE premton se maksimumi që t’u ndihmohet punotorëve sepse ata meritojnë më shumë.
Fundi i Zaevit dhe LSDM-së po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Fundi i këtij pushteti do të jetë 12 prilli. Nga 12 prilli do të fillojë rindërtimi i Maqedonisë.



