Ministrja Radmilla Shekerinska dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Mbrojtjes, Vanço Isajov, sot në orën 14.00 do ta nënshkruajnë Marrëveshjen e re kolektive të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes kolektive në Ministrinë e Mbrojtjes, siç është paralajmëruar, ministrja Shekerinska dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur, Isajov do të japin deklarata për mediat.
Marrëveshja e tanishme kolektive në MM ishte nënshkruar në vitin 2013, ndërsa u ndryshua në vitin 2017.



