Author: Hamdi Kumanova

AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, mbrëmë ka realizuar takim  me banorët e lagjes “Dizhon” të Çairit. Në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, u bisedua mbi platformë sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualitetin politik në vend. Në vazhdën e këtyre takimeve, Alternativa si parti e qendrës së djathtë – është promotore e odës dhe vatrës shqiptare. #VatrajonëAlternativajonë

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi në OBRM-PDUKM, Sinisha Stojanoski në konferencë për shtyp sot tha se vaksinimi është dashur të fillojë më 5 nëntor. “Vaksinimi duhej të niste më pesë nëntor, por në vend të realizimit të vaksinimit, jemi dëshmitarë të filmit të njohur kur rolin kryesor e kanë udhëheqësit e Qeverisë dhe ministri Filipçe”, tha Stojanovsk. Ai pyeti se çfarë po fshihet pas kësaj situate, nëse bëhet fjalë për tenderë të kurdisur, pse po vonohet vaksinimi. Sipas tij, vaksinimi në vend më herët ka nisur më 20 tetor dhe vetëm vitin e kaluar nisi më 5 nëntor. “A është…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor thotë se nuk ka nevojë për panik dhe se gjendja në fabrikë është nën kontroll të plotë. “Gjendja në Ohis është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik”, thonë Ministria e Mjedisit Jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç njoftojnë nga kjo ministri, materia toksike është mbledhur ndërsa firma përgjegjëse ‘Ekocentar 97’ njoftuan se mbetjet tashmë janë mbledhur dhe nuk ka të lënduar dhe rrezik. Ndryshe, nismat qytetare kërkojnë përgjegjësi nga firma./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “Qeveria e udhëhequr nga LSDM në vazhdimësi dëshmon se po kujdeset për të gjithë qytetarët”. “Edhe një vërtetim për këtë është rritja e fundit e pagave për punëtorët në arsim fillor, të mesëm dhe të lartë për 10 përqind nga një janari i vitit 2020”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni. Ata shtojnë se kjo është rritja e tretë e pagave në arsim për shkak se para dy viteve dhe në shtator të këtij viti u rritën pagat për pesë përqind. “Në total, mësimdhënësit në një mandat jo…

Lexo më Shumë

Gabim strategjik e kanë cilwsuar 10 ish-ministra të jashtëm refuzimin që i bëri Bashkimi Evropian Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nëpërmjet një letre ata paralajmërojnë trazira të mundshme në këto dy vende nëse Bashkimi Evropian vazhdon ta shohë si barrë dhe jo si politikë të përgjegjshme procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor. “Kujdes me hapin e rradhës” e këshillojnë Bashkimin Evropian 10 ish-ministra të jashtëm midis të cilëve edhe ish-kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati. “Në jug të Bashkimit Evropian po formohet një hark i paqëndrueshmërisë gjeopolitike dhe kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë”,shkruhet në letrën që ish ministrat…

Lexo më Shumë

Industria është ndotësi më i madh në Maqedoni. Kështu thuhet në Raportin e përbashkët vlerësues për cilësinë e ajrit të EUROSAI. Sipas këtij raporti, pas industrisë ndotjen e ajrit e shkakton ngrohja e amvisërive dhe firmave ë të vogla ndërsa automjetet vlerësohen si ndotës mesatar kurse mbeturinat, bujqësia dhe faktorë tjerë vlerësohen si ndotës të vegjël, përcjell Telegrafi Maqedoni. Raporti i këtij trupi vlerësues, përbëhet nga 15 institucione vlerësuese nga Evropa kurse në raport theksohet se sistemi i menaxhimit me ndotjen e ajrit, në Maqedoni vshtë në mënyrë të mirë i koordinuar dhe organizuar. “U formua Grup cilësinë e ajrit…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, vlerëson se ndryshimet e Kodit Zgjedhor janë çështje e debatit politik dhe se për këtë nevojitet konsensus dhe tejkalim i dallimeve politike. Në një intervistë për TVM, Xhaferi vlerëson se megjithatë tani nuk është koha për këtë debat. “Në prag të zgjedhjeve të parakohshme dhe pritjes së Samitit të majit, nuk do të ishte e përshtatshme të fillohet një debat i tillë, i cili sipas tij do të krijonte klimë të keqkuptimeve dhe do të ishte pasqyrë e keqe drejt partnerëve ndërkombëtarë”,– tha kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi. Ai gjithashtu ka përjashtuar edhe mundësinë për konvokimin e…

Lexo më Shumë

Pas më pak se një vit përgatitjesh  dhe kërkesash për zgjidhje më të mira dhe mjete financiare për realizim, kanë filluar punët e sanimit të sistemit të kolektorit në rajonin e Ohrit dhe Strugës për pastrim nga  shtresat  dhe rrënjët e drunjve dhe rehabilitim të tubacionit të kolektorit. Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev i cili ishte në inspektim të gjendjes së sistemit të kolektorit. Ai bëri të ditur se në mënyrë shtesë do të rregullohen apo do të ndërrohen të gjithë reduktuesit  e të gjitha 18 stacioneve të pompimit të ujërave të teza në stacionin e pastrimit dhe do…

Lexo më Shumë

Ministria e Ambientit jetësor dhe Planifikimit hapësinor informoi se gjendja në Ohis është plotësisht nën kontroll dhe se nuk ka vend për panik. “Dje në fabrikën Ohis ka pasur rrjedhje të ujit gjatë larjes së një cisterne, për shkak të plasjes së një ventili që ndodhi në kadën e betonit, funksioni i së cilës është siguria pikërisht për shkak të rasteve të tilla. Për momentin uji që ka rrjedhë është mbledhur plotësisht ndërsa kada është mbuluar me pluhur të posaçëm që të mblidhen mbetjet eventuale të ujit (lëngut). Pluhuri do të mblidhet gjatë ditës së nesërme”, informojnë nga Ministria e…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, e cila për herë të dytë është në krye të kësaj komune, disa herë u përmend se do të bëhet ambasadore e ardhshme në SHBA. Në intervistën për MIA ajo tha se do të përfundojë mandatin si kryetare e Tetovës, dhe më pas do të ketë gjitha opsionet e hapura, përfshirë edhe postin e ambasadores në SHBA. “Për mua është nder i madh, duke pasur parasysh faktin që në SHBA gjithmonë jam ndjerë si në shtëpi. Normal që për mua është një respekt i madh, vetë fakti që për këtë po flitet, por dua të…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimit të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “banda kriminale në krye me mashtruesin Zoran Zaev e përgatit buxhetin më të madh në historinë e Republikës së Maqedonisë, i rëndë katër miliardë euro”. “Përderisa ishte në opozitë kritikonte se buxheti ka qenë i madh, duke premtuar se do të zvogëlojë dhe do të ulë borxhet. Zaev gënjeu. Borxhet vazhdimisht po rriten, investime kapital s’ka, dhe askush nuk nuk din ku po shpenzohen paratë”, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas tyre, përmes tenderëve kriminalë dhe punësimeve partiake, paratë e qytetarëve përfundojnë te funksionarë e lartë partiak të LSDM-së. Ata shtojnë se…

Lexo më Shumë

Ministrja e Financave, Nina Angellovska në hapjen e ‘Forum freja’ në Kuvend tha se të gjithë mund ta përshpejtojmë përparimin e vendit tonë nëse vendosim teknologjitë digjitale në të gjithë fushat e jetesës. “Unë jam shumë e përkushtuar ndaj teknologjisë digjitale, digjitalizimit dhe përdorimit të teknologjive në Qeveri”, tha Angellovska duke shtuar se teknologjia digjitale mund të kontribuojë në të gjithë sektorët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo beson se digjitalizimi është zgjidhje për shumë probleme. Sipas Angellovskës, ne mund të menaxhojmë me sefidat duke përdorur teknologjinë. Në ‘Forumin freja’ që mbahet çdo vit në vend të ndryshëm vinë njerëz të ndryshëm…

Lexo më Shumë