Azgan Haklaj ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, tashmë i emëruar në Kosovë, Denion Meidani.
Haklaj, së bashku me Ferdinand Samarxhiun, e falënderoi Meidanin për angazhimin dhe komunikimin e vazhdueshëm pas vendimit të autoriteteve maqedonase për vendosjen e tij në “stop-listë”, me arsyetimin se përbën “kërcënim për sigurinë publike kombëtare në Maqedoninë e Veriut”.
Sipas Haklajt, ambasadori Meidani do të vijojë angazhimin e tij për këtë çështje dhe do të kërkojë drejtësi.
“Ambasadori do të vazhdojë të ngrejë zërin si përherë e të kërkojë drejtësi”, shkruan Haklaj në reagimin e tij.



