Ankesat e paralajmëruara nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, mund të çojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në instanca tjera, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se të gjitha votat tashmë janë numëruar dhe ka paralajmëruar shpalljen e rezultatit përfundimtar për të enjten, më 7 nëntor. Por, ky rezultat i zgjedhjeve, që pritet të shpallet më 7 tetor, po paralajmërohet se do të kontestohet nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë. Ky koalicion ka mbetur për disa vota jashtë përfshirjes në…
Author: Hamdi Kumanova
Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të AKI-së. Këtë e bëri të ditur vetëm pak çaste më parë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net. Përveç që e pranoi dorëheqjen e tij, Haradinaj edhe e dekoroi Shpend Maxhunin me medaljen e Skënderbeut për kontributin dhe besnikërinë e tij ndaj atdheut. Mirëpo cilat janë arsyet e dorëheqjes së tij. Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësen e Qeverisë, Donjeta Gashi, e cila ka sqaruar se Maxhuni nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për vendimin e tij. Ajo thotë se Qeveria e ka marrë vetëm vendimin nga tanimë ish-kreu i…
Dje në Stacionin Policor në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale “kanosje”. Sipas deklarimit të viktimës, bëhet e ditur se ai ishte kanosur nga e dyshuara femër, e cila në kanosje kishte përdorur edhe armën, ku në vendin e ngjarjes nga hetuesit policorë është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë. Ndërsa nga veprimet tjera hetimore më vonë ka rezultuar që të identifikohet dhe të arrestohet e dyshuara S. T., 28 vjeçare, nga e cila është sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në veprën penale. Bazuar në deklaratën…
VMRO-DPMNE-ja opozitare konsideron se nga pikëpamja juridike dhe nga aspekti i qytetarëve nuk duhet të veprohet në ndryshim të modelit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve të caktuara parlamentare dhe mbetet në propozimin për model të shumicës me 120 njësi zgjedhore, ka thënë sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev duke komentuar mungesën e përfaqësuesit të kësaj partie në debatin e djeshëm për ndryshimin e modelit zgjedhor, ku mbështetje paralajmëroi edhe kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Sipas Janushevit, në fazën përparimtare janë bisedimet e grupeve të punës për legjislativin zgjedhor të cilat presin të sillet sa më shpejtë të…
Para syve të policisë qytetarët vazhdojnë të përdorin vendkalimin e jashtëligjshëm në Bulevardin “Krste Misirkov” për të kaluar rrugën. Policët në terren ndalonin ndonjë veturë për kontroll, por nuk merreshin aspak me kalimtarët që shkelin ligjin, rrezikojnë veten, automjetet dhe shkaktojnë kaos. “Ndërkohë që gjatë 60 minutash në këtë mbikalim në Bit Pazar kanë kaluar vetëm 2 persona, në pjesën poshtë në rrugë, ku nuk ka as vija të bardha dhe as semafor kanë kaluar dhjetëra të tillë dhe shpeshherë kemi parë se veturat me shpejtësi janë afruar shumë pranë tyre”. Megjithatë edhe pse ekziston mbikalimi, qytetarët thonë se ai…
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë fundjavës do të jenë pjesë e takimit trepalësh të “Mini-shengenit Ballkanik” të ftuar nga kryeministri Zoran Zaev. Siç mëson INA, delegacionet do të mbërrijnë të shtunën, ku në mbrëmje presidenti Stevo Pendarovski do të shtrojë darkë për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa të dielën do të mbahet Samiti, i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp e planifikuar në mesditë. Rezerva ndaj këtij plani ka shprehur presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ideja e krijimit të një “mini-shengeni ballkanik” qarkullon prej vitesh, por…
Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti inspektorati shtetërorë ka dënuar 242 subjekte dhe janë shqiptuar dënime 110 dënime, tha sot zv. ministri i Mjedisit, Jani Makraduli. “Këtë e kanë bërë inspektorët nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit. Analizat tona nga Inspektorati Shtetërorë thonë se janë dyfishuar kontrollet e rregullta, që do të thotë në secilën instalim që ekziston ka shkuar inspektorë për kontroll të rregullt”, tha Makraduli. Në lidhje me vitin e kaluar, sipas tij, funksionojnë katër instrumente të reja matëse, ka përfunduar tenderi për mirëmbajtjen e pesë instrumenteve të mbetura në Gostivar, Kërçovë, Shkup Lisiçe dhe…
Një aksident rrugor ka ndodhur pasdite në rrugën Negotinë – Demir Kapi, afër fshatit Tremnik. Edhe pse dëshmitarët okularë thonë se bëhet fjalë për një aksident serioz me një viktimë, nga MPB-ja nuk bëjnë të ditur detaje. Policia thonë se janë përplasur një xhip “Hjundai” dhe “Golf”, por nuk jep më shumë detaje sepse ende po kryhet ekspertizë. Nga Entit Shëndetësor – Negotinë, megjithatë, për MEDIAL-n konfirmuan se dy automjete dhe dy mjekë janë në terren. Trafiku në vendin e aksidentit është ridrejtuar.
“Gjithçka 1 euro” janë slogane që tërheqin konsumatorin shqiptar dhe ajo që më bëri përshtypje ditëve të fundit ishte koleksioni i një vogëlushi të mikut tim me lodra “alla kineze”, njofton agjencia e lajmeve INA. Fëmijët në Maqedoni janë të vërshuar nga ky mall i rrezikut të lartë, por deri tani nuk po bëhen përpjekje sado pak për të shtruar debate se çfarë duhet bërë për t`u evituar rreziku i pushtimit nga lodrat me “viruse”. Deri tani nuk u bë ndonjë përpjekje simbolike për të ngritur debatin mbi këtë çështje, sado pak për t`i sqaruar qytetarëve se cilat janë rreziqet…
Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë votuar për Ligjin e rritjes së pagës minimale. U tregua edhe një herë fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së dhe Hrsitian Mickoskit, ata janë kundër pagës më të lartë minimale. Deputetët e VMRO-DPMNE-së erdhën në Kuvend, u paraqitën si të pranishëm, ndërsa pastaj e lëshuan seancën plenare ku në rend dite kanë qenë Ligji për pagën minimale dhe Ligji për subvencionimin e kontributeve. Ky është rindërtimi i regjimit të cilën e ofron opozita. Ata janë kundër pagës minimale, VMRO-DPMNE është kundër asaj që paratë të përfundojnë prapa te qytetarët, VMRO-DPMNE është kundër çdo mase që është…
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar sot ka deklaruar “se është herët të flitet për metodologjinë e Francës” e cila parasheh ndryshime në procesin e zgjerimit të BE-së, transmeton Portalb.mk. Ai nuk ka dashur ta komentojë metodologjinë, ndërkaq ka premtuar se BE-ja është këtu, për t’u ndihmuar qytetarëve. “Do ta linja që politika e lartë e shteteve anëtare dhe në diskutimet në Bruksel të ndodh ajo. Delegacioni i BE-së dhe unë si ambasador mund t’ju them njerëzve se jemi këtu dhe i mbështesim. Për këtë shkak e kemi hapur “Shtëpinë Evropiane” ku shpresojmë se të…
Dasma e Bisera Jordanovska dhe Muhamed Zekiri, e cila u mbajt në vikendin e kaluar në hotelin “Double Tree by Hilton” ishte një ngjarje që e tërhoqi vëmendjen e opinionit dhe ka nxitur reagime në rrjetet sociale, shkruan Almakos. Nusja, ish drejtoresha e televizionit Alsat-M, dhëndëri në një kohë kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës në televizionin e njëjtë para së të futet në politikë, dhe sot është deputet dhe nënkryetar i LSDM-së. Ajo është ortodokse, ai është mysliman, diçka krejtësisht e parëndësishme në botën moderne, por këtu tek ne, megjithatë është ende temë tabu dhe vështirë e kuptueshme dhe e pranueshme…

