VMRO-DPMNE-ja opozitare konsideron se nga pikëpamja juridike dhe nga aspekti i qytetarëve nuk duhet të veprohet në ndryshim të modelit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve të caktuara parlamentare dhe mbetet në propozimin për model të shumicës me 120 njësi zgjedhore, ka thënë sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev duke komentuar mungesën e përfaqësuesit të kësaj partie në debatin e djeshëm për ndryshimin e modelit zgjedhor, ku mbështetje paralajmëroi edhe kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Sipas Janushevit, në fazën përparimtare janë bisedimet e grupeve të punës për legjislativin zgjedhor të cilat presin të sillet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe të mos lihen para shpalljes së zgjedhjeve.
“Qëndrimi jonë është mirë i njohur dhe shumë herë i thënë në opinion, e para që duhet të bëhet është të miratohen rekomandimet nga ana e OSBE/ODIHR dhe kuptohet Zyrës së BE-së dhe këtu grupet e punës punojnë dhe mund të them se janë në fazën e përparimit. Pres sa më shpejtë të jetë e mundur të njëjtat të sillen pasi është e domosdoshme të mos e lëmë atë në periudhën para shpalljes ose fillimit të zgjedhjeve”, ka thënë Janushev.
I pyetur nëse ka deputetë nga VMRO-DPMNE të cilët do të votonin për një njësi zgjedhore, ai ka thënë se grupi i tyre parlamentar në Kuvend i respekton rregullat të asaj që kanë si qëndrim partiak.



