Pushteti kriminel-zhvatës në largim po përgatit edhe një vjedhje të rëndë prej dhjetëra milionë eurosh. Muajt e fundit në pushtet, vjedhjen në vend e kyçën fuqishëm.
Ditëve të fundit jemi dëshmitarë edhe të një mashtrimi të madh lidhur me projektin për Sistemin për ndihmë mjekësore urgjente me helikopter Shërbime me helikopter për kërkim dhe shpëtim apo të njohur si SAR dhe HEMS.
Lojtari kryesor qeveritar pas marrëveshjes për partneritet publiko-privat është dora e djathtë e Zoran Zaevit – sekretari i përgjithshëm Dragi Rashkoski, ndërsa nga ana tjetër qëndron Sasha Gjakoviq, i cili e ka themeluar firmën në Republikn e Maqedonisë vetëm 24 ditë para se qeveria të shpallë thirrje publike.
As më pak, e as më shumë, firma e cila është zgjedhur në thirrjen publike është formuar 24 ditë para se të shpallet i njëjti dhe mban emrin si edhe projekti i Zaevit SARHEMS.
I bëjmë thirrje Qeverisë t’i sqarojë të gjitha hollësitë rreth marrëveshjes, pa gënjeshtrat e Zaevit se kjo marrëveshje e tij nuk do t’u kushtojë asgjë qytetarëve. Është e vërtetë se qytetarëve do t’u kushtojë shumë.
Ka dyshim të madh se tërë projekti bazohet në një studim fizibiliti skandaloz dhe kontestues. Në këtë studim, çmimi i marrëveshjes që propozohet arrin nëntë milionë euro në vit, dhe kjo për marrëveshjen minimum tetë vjet. Do të thotë nuk bëhet fjalë për disa mijë euro, por për plotë 72 milionë euro të cilat Zoran Zaevi po përpiqet t’i fsheh.
Afati për lidhjen e marrëveshjes është një muaj pas vendimit të Qeverisë, ndërsa opinionin ka të drejtë të dijë çfarë përmban marrëveshje për helikopterët e Zaevit dhe Rashkovskit.
Publikisht i paralajmërojmë të mos hyjnë në krime të reja dhe të mos krijojnë detyrime të reja për shtetin dhe i përkujtojmë se secili do të mbajë përgjegjësi për krimin që e bën.
Konferencë për media e Igor Janushevit, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së



