Gazeta e përditshme “Nezavisen Vesnik” nesër nuk do të botohet në formë të shtypit, njofton Portalb.mk.
Të punësuarve u është thënë se numri i nesërm nuk do të botohet për shkak të borxhit ndaj shtypshkronjës, por nuk u është thënë se e njëjta do të mbyllet.
Informatën deri te gazetarët sot e ka transmetuar drejtori i ndërmarrjes. Ata kanë pritur që të paraqitet edhe pronari i gazetës që t’u kumtojë se çfarë do të ndodh me mediumin, por nuk u është paraqitur në redaksi.
Gazeta ka ekzistuar dy vite, numri i parë është botuar më 27 nëntor 2017-të.



