Një grup studentësh dhe profesorësh nga Universiteti i Tetovës morën pjesë në edicionin e 12-të të
Panairit të Studimeve në Francë, që u mbajt më 31 tetor 2019 në Bibliotekën kombëtare dhe universitare në
Shkup. Panairi u organizua nga Ambasada e Republikës së Francës në Maqedoni dhe Instituti Francez, me qëllim
që para nxënësve dhe studentëve nga vendi ynë të promovojnë programet arsimore të shkollave dhe
universiteteve franceze.
Panairin arsimor e përshëndetën ambasadori i Francës në vendin tonë, Kristian Timonie, ministri i Arsimit
dhe Shkencës i Maqedonisë, Arbër Ademi, drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare “Shën Klementi i
Ohrit” në Shkup, Frymzim Dauti, dhe përgjegjësi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Kaenit, në
Normandi, Erik Lobshtajn.
Studentët e Universitetit të Tetovës, së bashku me përfaqësues nga Parlamenti Studentor, Qendra për
Shërbime Studentore dhe Karrierë, Zyra për Shkencë dhe Inovacione, si dhe profesorë të Katedrës së Gjuhës dhe
Letërsisë Frënge patën mundësi që të informohen me shumë hollësi rreth mundësive të studimeve që ofrojnë
universitetet franceze, përfshirë këtu programet studimore, bursat, kriteret e kërkuara etj.
Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie, në mesazhin e tij drejtuar studentëve u shpreh se të
gjithë të interesuarit nga Maqedonia e Veriut, që dëshirojnë të studiojnë në universitetet franceze, janë të
mirëseardhur në Francë, sepse Evropa është shtëpia e tyre.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Qeveria udhëton nëpër botë, por nuk e kupton se në ç’drejtim po lëviz bota
- Përfshihet nga flakët automjeti në lagjen “1 Maji” në Elbasan, tymi mbulon zonën
- Bojkovski pranoi tre nga katër vrasjet e grave për të cilat gjykohet në Kumanovë
- VLEN: A ka dëshmuar Ali Ahmeti kundër krerëve të UÇK-së në Hagë
- Shkëndija dhe Universiteti i Tetovës bashkojnë sportin me dijen
- (VIDEO) Aksion policor në disa lokacione të Shkupit, arrestohen persona të dyshuar për terrorizëm
- Lidhja Shqiptare (LSH) e Selës tërhiqet nga gara në Bërvenicë: Në balotazh, të gjithë pas kandidatit shqiptar
- Gashi në Riad: Thellim i bashkëpunimit parlamentar, ekonomik dhe bilateral




