Zeqir Ramçilloviq, i cili nga 1 nëntori në Parlament funksionon si deputet i pavarur është propozuar që të jetë nënkryetar i ri i Kuvendit nga ana e deputetëve të BDI-së dhe të LSDM-së.
Grupi i deputetëve këtë kërkesë dje e dorëzuan deri tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili pritet ta propozojë Ramçilloviqin që të zgjidhet për nënkryetar në seancën e 116-të që pritet të fillojë pasdite.
Paraprakisht, Ramçilloviq më 1 nëntor e njoftoi kryetarin e Kuvendit, Xhaferi se e braktis Grupin e pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe se do të funksionojë si deputet i pavarur.
Ramçilloviq në vendin e nënkryetarit të Kuvendit vjen pas dorëheqjes së Vesel Memedit. .



