Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se data për zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk duhet të lidhet me ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Tetovë, presidenti ka theksuar se Kuvendi ka mundësinë të punojë derisa nuk verifikohen mandatet e deputetëve të rinj. “Nuk është e imja të them nëse zgjedhjet do të jenë më 12 prill ose jo. Atë që dua të komentoj lidhur me mundësinë për ndonjë anulim, lidhet me ratifikimin e marrëveshjes paraqasëse drejt NATO-s edhe në Parlamentin tonë. Lidhur me atë nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Mos procedimi i 1 mijë e 806 fletëvotimeve nga diaspora për numërim dhe refuzimi i ankesës në PZAP, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje sërish t’i drejtohet Gjykatës Supreme. Partia fituese e zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare, po kërkon që këto fletëvotime të njihen si të vlefshme, teksa Supremja thotë se brenda 72 orëve pritet të marrë vendim për këtë çështje. Anëtarja e LVV-së në KQZ, Nazlie Bala tha për KosovaPress se asnjë institucion nuk mundet që t’i mohojë të drejtën e votës së qytetarëve, ndërsa shprehu bindjen e saj se ky institucion gjyqësor do të marrë vendim…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq bisedoi përmes telefonit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, lidhur me përgatitjet për takimin e dytë trepalësh në Ohër, në të cilin ata duhet të vazhdojnë bisedimet për krijimin e një “mini Shengeni” midis tre vendeve. “Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”, shkroi Vuçiq në profilin e tij në rrjetin social Instagram. Vuçiq, më parë, tha në një konferencë për media, se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të vazhdojnë, dhe më pas…
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski sot para gazetarëve tha se përgjegjësia për arratisjen e Igor Spasov, polici që vrau Martin Neshkovskin në sheshin e Shkupit, duhet të kërkohet në prokurori dhe gjyqësi dhe se sistemi mund të duket se është i korruptuar. Sipas Spasovskit, kyçe duhet të jetë përgjigja e prokurorit dhe gjykatësit në bazë të të cilave vlerësuan lejimin e ndërprerjes me vendim gjyqësorë për vuajtjen e dënimit me burg, ndërsa ende po hetohet se ku dhe si u largua nga Maqedonia. Ai theksoi se është shumë më e rëndësishme të shihet dhe përfundimisht të zgjidhet problemi i mosfunksionimit…
Këshilli për vlerësim të aktakuzës që merret me akuzës lidhur me rastin “Organizimi i ngjarjeve të 27 Prillit 2017” me kërkesë të mbrojtjes, sot e shtyu mbledhjen e caktuar dhe mbrojtjes i lejoi kontroll të tërë materialit dëshmues. “Mbrojtja theksoi se Prokuroria deri më tani gjatë procedurës nuk ka lejuar kontroll në të gjitha shkresat e lëndës me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të palëve, Gjykata në pajtueshmëri me mbrojtjen më 11 nëntor lejoi gjatë tërë ditës të kryejnë kontroll në shkresa. Duke pasur parasysh se as prokurori, as mbrojtja nuk munden më herët të marrin pjesë në termine…
Maqedonia e Veriut i ka pranuar rekomandimet në këtë raport të UNECE dhe tashmë po punon intensivisht në zgjidhjen e çështjeve të ndotjes së ajrit dhe menaxhimit të mbeturinave në vend, të identifikuar në Raport si prioritete – tha ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, para mediave në hapjen e panel. diskutimit mbi promovimin e Rishikimit të tretë të gjendjeve të mjedisit jetësor të mbajtur sot në Shkup. Në kontekstin e gjendjes aktuale të mjedisit dhe rëndësisë së informimit të qytetarëve, në panel diskutimin u dhanë përgjigje të gjitha pyetjeve të paraqitura nga gazetarët e pranishëm. Ngjarja u organizua nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE). Përveç Ministrit Nuredini, mbajtën fjalime edhe sekretari shtetror pranë…
Në stacionin policor në “Gjorçe Petrov” Republika e Çekisë sot ka dorëzuar donacion për përdorim, 10 automjete të reja “Fiat Dukato” për intervenim të shpejtë për nevojat e njësiteve speciale. Donacioni i automjeteve të reja është në vlerë prej një milionë euro, para të cilat sipas marrëveshjes për donacion do të përdoren për modernizim material-teknik të më shumë njësiteve organizuese pranë MPB-së. Automjetet janë të dedikuara për intervenim të shpejtë, gjatë menaxhimit të rendit të prishur publik me përmasa më të mëdha, por edhe për kryerjen e detyra të tjera të policisë çmimi i një automjeti është 1.499.000 denarë pa…
Për shkak të një aksidenti, komunikacioni në rrugën rajonale Strugë – Dibër, afër fshatit Oktisi, është në ndërprerje. Siç informoi LAMM, komunikacioni është në ndërprerje nga ora 13.05.
Ish anëtari i KSHZ-së Bedredin Ibrahimi i ciki është i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka pranuar në Gjykatën e Apelit se kreu i PDSH-së Menduh Thaçi i është lajmëruar gjatë kohës së ankesave të parashtruara në KSHZ për zgjedhjet lokale të 2013, por siç u shpreh ai sot në gjykatë nuk ka pranuar që të pranoj instruksione. “Por, ajo bisedë e nderuara gjykatë po fshihet. Mu lajmërua zoti Thaçi tre herë, unë njëherë i thash se do të votoj sipas ligjit, më pas nuk ia kam hap telefonin dhe herën e…
Ishte ditë e ftohtë e tetë nëntorit 1989, kur treni u ndal në stacionin e Berlinit, në pjesën lindore të tij. Fadil Rogaçi nga lagja Gazi Babë e Shkupit zbriti në trualin gjerman me të motrën dhe tre fëmijët e saj, që po i shoqëronte për bashkim familjar te dhëndrri. Menjëherë e kapluan ndjenja të çuditshme, pasi ishte hera e parë që po vizitonte Gjermaninë në prag të ngjarjes historike – bashkimit të dy Gjermanive. Prej aty, ata u futën nëpër metron gjigante dhe diku në hapësirat e saj, u paraqit edhe kufiri legjendar që e ndante padrejtësisht një popuj…
Edhe pse nuk është problem që politikanët të kontaktojnë me cilin do përfaqësues diplomatik, vizita e Hristijan Mickovskit në Ambasadën Ruse e tërhoqi vëmendjen për shkak të fshehtësisë dhe momentit të ndjeshëm politik, transmeton Almakos. Edhe pse paralajmëroi, Hristijan Mickovski i ngeli borxh opinionit për atë se çka ka folur në Ambasadën Ruse. Në kundërshtim me praktikën e deritanishme që të pranoje mysafir në kabinetin e tij, kësaj here Mickovski ishte mysafir në Ambasadë. Deri më tani VMRO-DPMNE-ja publikonte njoftime të zgjeruara për secilën vizitë, ndërsa për takimin në Ambasadën Ruse nuk publikoi njoftim as Pallati i bardh e as…
Dje në hapësirat e Pallatit të Kulturës në Tetovë, u mbajt konferenca e parë e Forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët. Nga salla e mbushur përplot Aleanca për Shqiptarët dukej më e kompletuar dhe më e bukur se kurrë më parë, e madhe plot zemër dhe shpresë. Kjo rini është lajmëtar i së ardhmes, dhe garantues i ndryshimit! Pararoje të kombit dhe kauzës sonë kombëtare dhe politike. Një fat i merituar për Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët pas vetes të ketë një rini, sa besnike, po aq luftarake ndaj të drejtave të tyre politike, ekonomike e shoqërore, të sinqertë,…

