Edhe pse nuk është problem që politikanët të kontaktojnë me cilin do përfaqësues diplomatik, vizita e Hristijan Mickovskit në Ambasadën Ruse e tërhoqi vëmendjen për shkak të fshehtësisë dhe momentit të ndjeshëm politik, transmeton Almakos.
Edhe pse paralajmëroi, Hristijan Mickovski i ngeli borxh opinionit për atë se çka ka folur në Ambasadën Ruse. Në kundërshtim me praktikën e deritanishme që të pranoje mysafir në kabinetin e tij, kësaj here Mickovski ishte mysafir në Ambasadë.
Deri më tani VMRO-DPMNE-ja publikonte njoftime të zgjeruara për secilën vizitë, ndërsa për takimin në Ambasadën Ruse nuk publikoi njoftim as Pallati i bardh e as Ambasada.
Mickovski tentoi që të fshihet prapa publikimit në Facebook ku duke informuar për takimin me përfaqësuesit e NDI dhe IRI (amerikanët), e nxori edhe një fjali ku është takuar edhe me ambasadorin rus Bazdnikin.
Vizita e rusëve e tërhoqi vëmendjen për shkak të momentit të ndjeshëm. Vendi nuk e mori datën për nisjen e bisedimeve me BE-në, diçka që VMRO-DPMNE e dëshironte. Shumica e analistëve publikuan se në këtë mënyrë përveç Mickovskit kanë përfituar edhe Putini dhe Vucici.
Pas lajmit se Moska do t`i ftoje Republikën e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërinë në Bashkimit EuroAziatik, anëtarësia e DPMNE-së këtë e pranoi me satisfaksion. Aktivistët e tyre me vite janë duke bërë publikime anti-NATO dhe anti-BE. Midis tyre janë edhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mickovskit. Shembulli i fundit janë dëshirat e anëtarit të Bordit Ekzekutiv, Ivanka Vasilevska për t`u bashkuar me Serbinë dhe për një status neutral sipas shembullit të Serbisë përballë anëtarësisë në NATO.
Për të gjitha paralajmërimet e këtilla përballë përcaktimeve strategjike për në NATO dhe në BE, partia e Mickovskit nuk reagoi dhe nuk u distancua.
Anëtarësia në NATO ende në aspektin teknik nuk është e plotësuar dhe po problematizohet nga zgjedhjet e paralajmëruara.
Pozicioni i këtillë i VMRO-DPMNE-së karshi NATO-së dhe BE-së i udhëhequr nga Mickovski po i bën partner të politikës së Moskës ndaj Republikës së Maqedonisë Veriore dhe regjionit. Nga veprimet e Mickovskit në të ardhmen do ta kuptojmë se çka është biseduar në Ambasadën Ruse. /Almakos/
Data 28.09.2026
Aktuale
- Nga SHISH tek aferat e Ballukut/ “Jemi për kontratë të re sociale”, aktivistja, Sidorela Vatnikaj: Rama të dorëhiqet dhe të shkojë në prokurori
- “Qeveri e krimit”/ Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
- Qeveria udhëton nëpër botë, por nuk e kupton se në ç’drejtim po lëviz bota
- Përfshihet nga flakët automjeti në lagjen “1 Maji” në Elbasan, tymi mbulon zonën
- Bojkovski pranoi tre nga katër vrasjet e grave për të cilat gjykohet në Kumanovë
- VLEN: A ka dëshmuar Ali Ahmeti kundër krerëve të UÇK-së në Hagë
- Shkëndija dhe Universiteti i Tetovës bashkojnë sportin me dijen
- (VIDEO) Aksion policor në disa lokacione të Shkupit, arrestohen persona të dyshuar për terrorizëm



