Një muaj më herët, është parë një arushë me të vegjlit e vet në rrugën që lidh Vrapçishtin me autostradën Tetovë -Gostivar. Para dy ditëve, rasti identik ka ndodhur në Vërtok të Gostivarit, njofton Agjencia e lajmeve Flaka Banorë të fshatit e kanë inçizuar arushën derisa ajo ka lëvizur përgjatë njërës prej rrugicave të fshatit. Ata njoftuan redaksinë që arusha ishte shfaqur në fshat ditën e shtunë rreth orës 10 të mbrëmjes. Në kërkim të ushqimit, dukuri kjo e zakonshme në vigjilje të stinës së Dimrit, arushat zbresin nga hapësirat malore në vise të banuara rurale, madje duke shkaktuar edhe…
Author: Hamdi Kumanova
Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, që në opinion njihet si rasti “Monstra”. Në seancën e sotme janë publikuar SMS-porosi dhe transkripta nga bisedat telefonike, lidhur me këtë ngjarje. Gjykatësi Ognen Stavrev ka lexuar edhe disa mesazhe nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski. “BDI në gjitha anët po shpërndan gjënjeshtra për veprimin e MPB-së për vrasjen e pesëfishtë. Kjo i bën dëm të madh shtetit”, ka shkruar Gruevski. Në një mesazh tjetër ai thotë. “Disa organizata të grave ose Kishës Ortodokse Maqedonase duhet t’i replikojnë BFI-së. Duket se shqiptaret mund të…
Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasolli, i cili po qëndron për vizirë zyrtare në vend, përmes Tuiterit ka dhënë mesazh, veçanërisht deri tek të rinjtë, që të mos heqin dorë nga ardhmëria evropiane. “Sot udhëtojmë në Maqedoninë e Veriut dhe kam një kërkesë, veçanërisht deri tek të rinjtë në vend: të mos heqin dorë nga ardhmëria evropiane. Ju i takoni familjes tonë. Parlamenti Evropian është me ju”, ka shkruar Sasolli në Tuiter. Njeriu i parë i Parlamentit Evropian, mesazhin e përcolli edhe përmes video deklaratës deri tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë. “Do ta vizitoj vendin e…
Kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e tij në tribunën “Për herë të parë” në Strumicë, tha se disa premtime nuk janë realizuar deri në fund, duke shtuar se nuk janë qeveri perfekte dhe ka disa funksionarë që janë të pafytyrë. Ai tha se në vitet e ardhshme do të ketë rritje të pagave për disa profesione në sektorin publik, ndërsa shtoi se në buxhetin e shtetit çdo herë ka mjete për t’i mbuluar të gjitha harxhimet, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Patriot i vërtetë është ai që e respekton historinë e tij, e vlerëson dhe e ruan, por e përdor edhe për…
Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave te Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transport, Orhan Murtezani, këto ditë po qëndron në Kinë për kontroll para dërgesës së tre, nga gjithsej katër, elektro lokomotivave. Përmes një video mesazhi drejtori Orhan Murtezani nga Kina i është drejtuar opinionit duke e njoftuar që hekurudha së shpejti do të ketë në dispozicion katër elektrolokomotiva të reja në vlerë prej 8 milion eurove me mjete të siguruara nga Banka Botërore për Zhvillim dhe Rekonstruim. Në vazhdim ua sjellim vide mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm, Orhan Murtezanit.
Athina planifikon hapa konkret për periudhën e ardhshme me qëllim që ta konfirmojë rolin sendërtues që përpiqet ta ketë në Ballkan dhe të parandalojë zhvillim të ngjarjeve, sidomos në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mund të jenë kundër interesave greke, shkruan gazeta “To Vima” në tekstin me titull “Nismë me qëllim të dyfishtë në Ballkan – Hapat e ardhshëm të Athinës me Zaevin dhe Ramën pas vetos franceze”, duke i analizuar hapat e ardhshëm dhe qëndrimin e Greqisë, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. Në tekst thuhet se javën e kaluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të…
Sonte i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat –M, ka qenë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. “Në raport me atë se kush është i madh dhe kush është i vogël, ne duhet të angazhohemi dhe të punojmë për vlerat. Për mua është me rëndësi çfarë flasim ne, çfarë themi ne për shoqërinë dhe vlerat – në politikë jemi për të promovuar vlera shoqërore” ka thënë Gashi. Ai më tej ka vazhduar duke thënë: “Ne do të japim maksimumin që të bëjmë një proces të rëndësishëm – ne jemi në bashkëpunim me gjithë spektrin politik për të promovuar vlera dhe…
Në Gjykatën Penale në Shkup sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor për rastin “Monstra” që ka ndodhur më 12 prill 2012, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar. Procesi tashmë gjendet në procedure e dëgjimit të materialeve dëshmuese si SMS porosi dhe transkripte të tjera, të propozuara si dëshmi plotësuese nga Prokuroria. Procesi gjyqësor po udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të Prokurorisë janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski. Rasti “Monstra” ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës, të kryer më 12 prill të vitit 2012, ku u vranë të rinjtë Kire…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë në Strumicë në një tubim me qytetarët i ka dërguar një mesazh lideri të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, pas deklaratës së tij se nuk kishte asnjë problem që Parlamenti i vendit të drejtohet nga një shqiptarë. “Por, pse Mickoski heshti më 27 prill? Pse këtë nuk ua tha atyre që erdhën në Parlament për të vrarë, atyre që ishin gati ti gjakosnin duart, e që tani janë në burg? Pse ai nuk u tha atyre të mos veprojnë ashtu? Ai është një hipokrit që tani para zgjedhjeve fletë, por vonë ju kujtua”, deklaroi Zaev.…
Procesi i revizionit të BE-së ekziston dhe nëse jepen pika pozitive deri në muajin maj edhe nga ju dhe nga ne mendoj se do të marrim një lajm të mirë, deklaroi sot në Kuvend ambasadori francez, Kristian Timonie. I pyetur se a është optimist se deri në muajin maj vendi mund t’i përfundoj detyrat e shtëpisë për të marr dritë të gjelbër për negociata me BE-në, ambasadori Timonie theksoi që fillimisht duhet të organizohen zgjedhje të mira, domethënë, për të vazhduar të marrë raporte pozitive të OSBE-së për organizimin e zgjedhjeve, por edhe për të përforcuar procesin zgjedhor. Duke vepruar…
Kreatorët Kujtim dhe Meri Berisha, i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosjes. Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar dy stilistët kosovarë, Kujtim dhe Meri Berisha. Këtë e ka bërë të ditur vet lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. Kurti ka shkruar se Kujta dhe Meri janë dy stilistë mjaftë të talentuar në fushën e modës të cilët kanë arritur që të krijojnë dhe markën e tyre “Kujta & Meri”, markë kjo që njihet edhe jashtë Kosovës, përcjell lajmi.net. Postimi i plotë i Kurtit pa ndërhyrje: Kujtim dhe Meri Berisha, dy bashkëshortët, dhe…
Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje. Pavarësisht se Gjykata Supreme kishte vendosur në aktgjykimin e saj që 1 mijë e 806 pako nga diaspora të numërohen, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e këtyre votave. Blerim Sallahu, nga Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se subjekti i do të ankohet përsëri në Gjykatën Supreme lidhur me numërimin e fletëvotimeve nga mërgata, shkruan lajmi.net. Sallahu këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social…

