Athina planifikon hapa konkret për periudhën e ardhshme me qëllim që ta konfirmojë rolin sendërtues që përpiqet ta ketë në Ballkan dhe të parandalojë zhvillim të ngjarjeve, sidomos në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mund të jenë kundër interesave greke, shkruan gazeta “To Vima” në tekstin me titull “Nismë me qëllim të dyfishtë në Ballkan – Hapat e ardhshëm të Athinës me Zaevin dhe Ramën pas vetos franceze”, duke i analizuar hapat e ardhshëm dhe qëndrimin e Greqisë, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.
Në tekst thuhet se javën e kaluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë është mbajtur mbledhje nën udhëheqjen e shefit të diplomacisë greke Nikos Dendias me pjesëmarrje të diplomatëve të lartë, ndërsa qëllimi ka qenë “të shqyrtohen hapat e ardhshëm nga Athina, duke i marrë parasysh deklaratat e Zoran Zaevit për bllokimin eventual të një pjese të Marrëveshjes së nga Prespës, ndërsa më konkretisht dispozita të ndërlidhura me hapjen e kapitujve inkuadrues”.
“Vlerësimi i përgjithshëm që u formua është se qëndrimi i fuqishëm i presidentit francez e vret axhendën e Selanikut nga viti 2003, që ka qenë një nga momentet më të rëndësishme të diplomacisë greke. Për shkak të kësaj, qeveria greke duhet të gjejë mënyra të qasjes si me Maqedoninë e Veriut , ashtu edhe me vendet tjera të të ashtuquajturës “Western Balkans 6” me qëllim që të konfirmohet roli udhëheqës i Greqisë në rajon, shkruan “To Vima”.
Gazeta shton se në këtë kontekst, Athina shqyrton mënyra për koordinim të aktiviteteve edhe me vendet tjera ballkanike anëtare të BE-së – Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia, ndërsa Greqia tashmë ka ndërmarrë edhe hapa direkt edhe ndaj Shkupit dhe Tiranës, mes të cilëve edhe “kontakte telefonike joformale me Maqedoninë e Veriut, të cilat do të intensifikohen në periudhën e ardhshme”.
Gazetari i analizon edhe ngjarjet e brendshme politike tek ne, thotë se MPJ-ja greke i përcjell ngjarjet, ndërsa tek Athina ekziston edhe shqetësim për “deklaratat që vijnë nga VMRO-DPMNE për pozicionin paszgjedhor të partisë në rast të fitores së zgjedhjeve dhe pasojat për marrëdhëniet dypalëshe.
Sipas “To Vima” mesazhi që Greqia e dërgon deri te kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është se “miratimi i i retorikës nacionaliste nuk do t’i ndihmojë që të mblidhen votues”.
“Përkundrazi, Athina kërkon nga zoti Zaev të insistojë në nevojën për afrimin drejt Evropës dhe për zbatimin e dispozitave nga Marrëveshja e Prespës”, shkruan “To Vima”. .



