Një i ri ka mbajtur një fjalim me tone të forta gjatë protestës së 121-të kundër qeverisë, duke lëshuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama për korrupsionin, lidhjet me krimin dhe oligarkët.
Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit se “Roma nuk u ndërtua në një ditë”, protestuesi përdori të njëjtën metaforë për të sulmuar qeverisjen e tij, duke u shprehur se gjatë viteve të Ramës në pushtet është ndërtuar një sistem i bazuar te korrupsioni dhe interesat e njerëzve pranë pushtetit.
Ai vijoi me akuza të tjera ndaj qeverisë, duke shtuar se pushteti është lidhur me krimin dhe se drejtësia është shndërruar në një “biznes”.
Protestuesi iu drejtua më pas drejtpërdrejt kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
“Rama na tha Roma nuk u ndërtua në një ditë. Por ai vetë ktheu korrupsionin në ligj dhe prodhoi qindra skandale. Roma që ai ndërtoi është ajo e një narkoshteti, e skandaleve korruptive që për babëzinë e tij nuk njohën asnjë moral. Ishte Roma e kullave të kokainës dhe qokave të oligarkëve. Kjo Romë erdhi në pushtet me krimin, e ktheu drejtësinë në biznes. E shndërroi Shëqipërinë në oaz për të gjithë ata që mbi çdo gjë kanë paranë.
Rama ne për ty duam burg, por minimalisht duam dorëheqjen.
Ke qenë kryetari i të gjithë atyre që kanë bërë korrupsion.
Nuk ka ngelur asgjë që mund t’i bësh këtij vendi, as për mirë as për keq. Kur na kërcënon na bën më të vendosur ta ccojmë deri në fund revolucionin”, tha ai.
The post “Narkoshtet, qindra skandale korruptive, qoka oligarkësh dhe drejtësi-biznes”/ I riu “shpërthen” në protestë: Rama jep dorëheqjen! Të duam në burg appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


