Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq përsëri e ka pyetur zëdhënësen e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç se a ka përgjigje se si u helmuan anëtarët e KQZ-së në Kosovë. Vuçiq ka shprehur ‘keqardhje’ se si BE dhe as përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer nuk u morën me një çështje kaq të rëndësishme. Në llogarinë e tij në ‘Twitter’, Vuçiq ka thënë se kanë kaluar tre javë që kur anëtarët e KQZ-së ishin ‘helmuar’ në Kosovë, dhe ka përsëritur se sa të jetë gjallë nuk do të heq dorë nga kërkimi i një përgjigje për këtë pyetje të rëndësishme,…
Author: Hamdi Kumanova
Forca e Sigurisë së Kosovës po e përmbyll vitin e parë të tranzicionit drejt shndërrimit në Forcë me kapacitete ushtarake. Njohësit e fushës së sigurisë, vlerësojnë se FSK nuk ka bërë ndonjë transformim që mund të vërehet si e arritur e veçantë. Kurse përfaqësuesit e institucioneve thonë se me gjithë sfidat e paraqitura, që nga miratimi dhe hyrja në fuqi e tri ligjeve përkatëse, atij për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, punët në drejtim të transformimit kanë ecur sipas parashikimeve. Burim Ramadani, zëvendësministër në largim i…
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka parandaluar një vetëvrasje në Fushë Kosovë. Mesditën e së dielës, Policia e Kosovës ka arritur që të parandaloj një vetëvrasje. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Hoxha ka bërë të ditur se rreth orës 12:40, një person ka lajmëruar policinë se gruaja e tij ka dy ditë që nuk e hap derën e banesës dhe nuk lajmërohet në telefon. Me të marrë informatën, Hoxha ka thënë se në bashkëpunim me njësitin e zjarrfikësve, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur…
Abedin Bytyqi në tetor të vitit 2016 është vrarë dhe më pastaj trupi i tij është djegur. Për vrasjen e Abedinit, Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur fajtor gruan e tij, Resmije Bytyqin, Murat Ademin dhe Fadil Fetiun. Resmija, bashkëshortja e Abedinit është dënuar me 20 vjet burg, Murat Ademi si dorasi me 25 vite burg, ndërsa Fadil Fetiu është dënuar me 12 vite burgim, kurse është lënë i lirë Reshat Ademi. Me këtë vendim të Gjykatës Themelore të Prizrenit nuk po pajtohet babai i viktimës Avdi Bytyqi, i cili po kërkon që të gjithë personat e lartpërmendur të dënohen…
Lideri i AAK-së, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkuar sot në fshatin e tij të lindjes në Gllogjan, ku ishte në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka treguar se për pjesëmarrjen në ceremoninë e pjekjes së rakisë. “Në Gllogjan në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë, sipas traditave të vjetra shqiptare, me mjeshtrin bacën Shaban dhe nipin e tij, i cili me krenari mban emrin e dëshmorit të lirisë, Sadri Lokaj”, ka shkruar Haradinaj.
Ministri i Jashtëm i në detyrë, Behgjet Pacolli, në një intervistë për televizionin boshnjak “Face”, ka folur për zhvillimet politike në rajon, mundësitë për arritjen e një zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë dhe për marrëdhëniet me Bosnjen dhe Hercegovinën. Pacolli, i cili njëherësh është një biznesmen i njohur botëror dhe ish-president i Kosovës, ka thënë se me Serbinë mund të diskutohet për gjithçka, por jo për tri gjëra, Pavarësinë e Kosovës, Kushtetutën e Kosovës dhe kufirin. Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministri Pacolli tha se ka një mesazh të qartë: “Vuçiq, ju keni vetëm një shans – ta njihni…
Zëvendësimi i taksës 100 përqind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake me masë të reciprocitetit nga njohësit e çështjeve ekonomike po shihet si veprim më i arsyeshëm karshi politikave agresive të Serbisë, ndërsa shoqëria civile po kërkon që qeveria në ardhje të ketë kujdes me veprimet karshi taksës. Ishte zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, njëherësh përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili para dy dite tha se taksa është bërë një pengesë. “Pritjet e mia për Kurtin duke supozuar që do të bëhet kryeministër është se do të jetë partner i mirë…
Një person ka humbur jetën në një aksident në komunikacion që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Gostivar-Kërçovë. Sipas SPB Tetovë, fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 9:30 në afërsi te ura e Novsellës dhe në të kanë marrë pjesë në veturat “Opel Astra” me targa të Shkupit e drejtuar nga A.B. (20), si dhe “Fiat Punto” me targa të Prilepit e drejtuar nga M.D. (47) nga Prilep. Në aksident lëndime të rënda ka marrë T.N. (76) nga Shkupi, bashkëudhëtare në veturën “Opel Astra” i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, lëndime të rënda ka marrë edhe bashkudhëtari…
Nga 1 tetori 2019 vlera e pikës së kapitacionit të të gjithë mjekëve amë rritet për 8 denarë. Kjo nënkupton se të gjithë ata që punojnë në shëndetësinë primare, të gjithë mjekët amë- mjek të përgjithshëm siç janë specialistët e mjekësisë së përgjithshme, specialistët e mjekësisë familjare, pediatër, gjinekolog si dhe specialistët stomatolog, kirurgjisë orale dhe ortodoncisë, por edhe të gjithë mjekët që punojnë dhe kanë marrëveshje për aktivitete specialistike- konsultative me FSSHM do të marrin këtë rritje. Ajo arrin mes 15 dhe 20 për qind rritje konform vlerës së pikës së kapitacionit dhe dallimit që deri tani e kanë…
Gjykata e Apelit Shkup hodhi poshtë ankesën e nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski për rastin për të cilën akuzohej për shpifje ndaj Vice Zaevit, përcjell “Iportal”. Me këtë, Apeli e konfirmon aktgjykimin me të cilën përcaktohet përgjegjësia qytetare nga Nikollovski se ka shpifur ndaj Vice Zaevit në një transmetim televiziv në tetor të vitit të kaluar. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2 Nikollovski, ka gënjyer se Vice Zaev është faktor kryesorë i biznesit në vend dhe se ai dhe familja e tij i kanë marrë të gjitha bizneset kryesore në vend.
Deputeti Muhamed Zekiri u martua me Bisera Jordanovska, ish drejtoresh në televizionin Alsat M. Dasma ka ndodhur mbrëmë në hotelin Double Tree by Hilton, ndërsa dëshmitar i dasmës ishte kryeministri Zoran Zaev, transmeton Almakos. Në ahengun e dasmës morën pjesë shokët më të afërt dhe familjarët e Zekirit dhe Jordanovskës, midis të cilëve edhe shumë gazetar, ish koleg të tyre, ministra dhe deputet. Për atmosferën e dasmës u përkujdesën disa grupe muzikore, ndërsa më ngazëllues ishin sapo të martuarit. Nusja e bukur ka pasur një kreacion nga Lujstanbul. Muhamed Zekiri për momentin është deputet në Parlament dhe nënkryetar i LSDM-së…
Duhej të hynin në fuqi në fillim të vitit 2020, por tatimi i të ardhurave nga interesi në depozita dhe tatimi i fitimeve kapitale nga letrat me vlerë është shtyrë për vitin 2023. Për më tepër, propozohet të ulen normat e tatimeve prej 15% në 10% për depozitat dhe normat prej 0% në 15% të fitimeve kapitale, në varësi të kohës së zotërimit të letrave me vlerë. Kjo do të parashikohet nga ndryshimet në Ligjin për tatimin mbi të ardhurat personale të propozuara nga Ministria e Financave në bazë të analizave gjithëpërfshirëse në periudhën e kaluar. Në tatimin e fitimeve…

