Author: Hamdi Kumanova

Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar trafostacionin në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një deklaratë për media ka thënë se nga djegia e bërllogut, janë dëmtuar kabllot, shkruan lajmi.net. Sipas tij, falë reagimit të shpejtë të punëtorëve, është evituar djegia e komplet trafostacionit. Njoftimi i plotë: Kujdes ndaj trafostacioneve Përsona tē pakujdesshëm kanë derdhur bërllog tek një trafostacion në Breg të Diellit. E në bazë të vlerësimeve fillestare, persona tjerë të pakujdesshëm gjithashtu kanë pirë cigare aty duke shkaktuar djegien e bërllogut. Nga diegia e bërllogut janë djegur kabllot. Por, falë reagimit të shpejtë…

Lexo më Shumë

Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi, ka folur për deklaratat e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa karshi koalicionit të mundshëm me VV-në. Mustafa paralajmëroi në një intervistë televizive se nëse nuk bëhet koalicioni me VV-në, atëherë partia e tij shkon në opozitë, shkruan lajmi.net. E kjo sipas Krasniqit, është shenjë se Isa Mustafa po do t’ia bëj të njëjtën Albin Kurtin, ashtu si ish-kreut të PDK-së, Hashim Thaçi. Kjo në kontekstin e plotësimit të dëshirave partiake. Postimi i plotë i Krasniqit: Ndoshta unë nuk marr vesh fort në politikë, por nga sa e deshifrova intervistën e mbrëmshme të Isa Mustafës te…

Lexo më Shumë

I dërguari i posaçëm i Trumpit, Matthew Palmer, po qëndron në Kosovë. Ai sot ka vizituar qytetin e Gjakovës, ku është interesuar për historinë e kësaj komune, për historinë e Kosovës dhe të tashmen, shkruan lajmi.net. Palmer aty është takuar me kryetarin e komunës, Ardian Gjini, ndërkaq që ky i fundit për vizitën ka shkruajtur në Facebook. Postimi i plotë: E pata kënaqësinë e veçantë ta pres në Gjakovë Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Matheë Palmer së bashku me Zv. Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Nick Giacobbe. Bisedë e përzemërt me miq të përzemërt, për Gjakovën dhe Kosovën, për të…

Lexo më Shumë

Bordi i Drejtorëve, Telekomi i Kosovës Sh.A. ka njoftuar se më datë 1 Nëntor të këtij viti kanë pranuar njoftimin nga ana e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë – International Chamber of Commerce (ICC), njoftimin për padinë që Dardafone.net (Z-mobile), lidhur me mos vazhdimin e marrëveshjes së vitit 2009-të. Sipas këtij njoftimi të marrë nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, sqarohet që Z-mobile ka kërkuar që të lëshohet një Masë e Sigurisë në atë mënyrë që të vazhdohet marrëveshja me MVNO dhe të vazhdohet ofrimi i Shërbimeve për klientët e Z-Mobile, dhe që Telekomi i Kosovës të paguaj dëmshpërblim. E lidhur me…

Lexo më Shumë

Projeksionet për bashkimin e Administratës Tatimore dhe Doganës në Agjencinë e të Hyrave të Kosovës po shkojnë drejt dështimit. Autoritetet qeveritare në Kosovë në vitin 2016, kishin miratuar bashkimin formal të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganës së Kosovës (DK) në një agjenci të përbashkët, duke e quajtur atë si Agjencia e të Hyrave të Kosovës. Për këtë qëllim para tri vitesh ishte harmonizuar edhe projektligji përkatës, por i cili nuk është miratuar. Zyrtarë të qeverisë në largim thonë se një unifikim i sistemit të mbledhjes së të hyrave nuk është i nevojshëm. Luzim Rafuna, këshilltar i ministrit në…

Lexo më Shumë

Data e 15 qershorit do të shndërrohej në një përvjetor të kobshëm për familjen Pista nga Rahoveci. Në po këtë datë të vitit 2014, atyre do t’u vritej djali i vetëm i familjes, Elvisi. Kanë kaluar më shumë se pesë vite nga kjo ngjarje, e cila përveç që nuk u zbardh, u mjegullua edhe më shumë, duke i lënë në liri autorët e vrasjes që kishte tronditur Rahovecin, mirëpo edhe mbarë opinionin në Kosovë. Ishte nata mes 14 dhe 15 qershorit të 2014-tës kur kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elvis Pista ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri.…

Lexo më Shumë

Pavarësisht deklaratave të drejtuesve të institucioneve dhe të partive politike, Marrëveshja e Prespës nuk mund të zhbëhet dhe zbatimi i saj do të realizohet ashtu siç parashihet në dispozitat e hartuara dhe të miratuara nga Parlamentet e dy vendeve. Kështu vlerësojnë një pjesë e njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare duke komentuar përplasjet mes liderëve politikë se mosmarrja e datës së bisedimeve, mund të vë në pikëpyetje zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë, me të cilën u zgjidh kontesti shumëvjeçar i emrit, me ç’rast Maqedonia ndërroi emrin në Maqedoni të Veriut. “Konstatimi se mosmarrja e datës mund të zvarrisë zbatimin e saj, i…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut pret që gjatë këtij viti të ketë rritje të numrit të turistëve nga 3 deri në 5 përqind. “Në vitin 2019 vlerësojmë se do të kemi 3 deri në 5 përqind rritje të numrit të turistëve dhe prej 5 deri në 7 përqind rritje të bujtjeve, ndërsa presim gjatë vitit të kemi rreth 1.3 milion turistë”, ka informuar drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski, duke shtuar se ngadalë turizmi në Maqedoni i afrohet numrit magjik prej katër milionë bujtjeve dhe se përgjithësisht viti 2019 është vit i mirë për turizmin pas rritjes…

Lexo më Shumë

Partia OBRM-Popullore shpreh mbështetje për vendimin e qeverisë për ngrirjen e tatimit progresivë dhe kthimin e tatimit të sheshtë. Partia OBRM-Popullore fillimisht kundërshtoi vendimin për ndryshimin e politikës tatimore në Maqedoni dhe prapë pohon se kërkohet jo vetëm vonimi, por edhe heqja e plotë e tatimit progresivë. Arsyet e këtij qëndrimi i rishikuan nga vetë Qeveria me çka politika e tatimit progresivë në të vërtetë kishin një efekt kundërproduktiv. Ne besojmë se heqja e politikës së tatimit progresivë do të arrijë efektin më të mirë dhe do të kontribuojë në një stabilitet më të madh të sektorit të biznesit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Në qytetin e Salzburgut, një maqedonas 28-vjeçar ka kërcënuar katër persona me thikë. Burrat e moshës midis 26 dhe 36 vjeçare, kishin rënë në mosmarrëveshje në një restorant në lagjen Gnigl për shkak të mosmarrëveshjeve politike, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Atëherë, 28-vjeçari u largua nga restoranti, duke u kthyer sërish me thikë dhe i duke i kërcënuar të katër personat me zë të lartë, se do t`i vrasë. Mirëpo ata arritën të largohen nga vendngjarja me një taksi, ndërsa 28-vjeçari u arratis. Pak kohë më vonë, oficerët e policisë arrestuan kërcënuesin afër vendit. Ai u dërgua në qendrën e…

Lexo më Shumë

Legalizimi i ndërtimeve pa leje me ligjin e ri nuk do të jetë një euro për metër katror, ka njoftuar sot ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski pas vendosjes së shtyllës së parë të largpërçuesit nga Shtipi në Probishtip. Ai të martën do ta prezantojë informatën dhe nevojën e sjelljes së ligjit të ri për legalizim të ndërtimeve pa leje. “Komunalet do të jenë diku 100 për qind që është një lloj dënimi prej 50 për qind, plus UNESKO do të jetë jashtë nga ai Ligj që të mos kemi dilema absolutisht se do të ndodhë atje diçka edhe…

Lexo më Shumë

Përfaqësimi i shqiptarëve vazhdon të nëpërkëmbet edhe në institucionet ku udhëheqin shqiptarët. Agjencia për zbatimin e ligjit të gjuhëve është institucion i sapoformuar, i cili kontrollon zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve që më herët u miratua nga deputetët në Kuvend. Institucioni në fjalë ka për obligim të kontrollojë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, dhe sidomos gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë më e folur në nivel territorial. Për këtë arsye Aleanca për Shqiptarët konsideron se ky institucion shumicën e të punësuarve duhet ta ketë shqiptarë. Parashtrohet pyetja se si kuadri i BDI-së me anë të punësimeve…

Lexo më Shumë