Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, të organizuar nga Lidhja e Shoqatës së Organizatave Joqeveritare Turke në vend (MATUSITEB) në Hamamin e Daut Pashës u mbajt Mbrëmja e 5-të Ndërkombëtare e Poezisë “Jahja Kemal Bejatli”. Në këtë eveniment morën pjesë ministri i Kulturës i Maqedonisë, Hysni Ismaili, kryetari i MATUSITEB, Husrev Emin, përfaqësuesit e skenës politike, përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave turke në vend, poetët nga Maqedonia e Veriut dhe nga 7 vendet ku krijojnë poetët me origjinë turke. Ministri Ismaili në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se Jahja Kemal Bejatli, i cili u…
Author: Hamdi Kumanova
Në intervistën për MEDIAL-m para vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut të hënën, kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit Evropian, David Sasoli, shprehet se bllokada e bisedimeve në BE e sensibilizoi opinionin evropian për rëndësinë e kësaj çështjeje. Për Sasolin, vetoja franceze në samitin e fundit është vetëm një pengesë e vogël në rrugë që do të tejkalohet në muajt e ardhshëm. Kryetar, do të vizitoni Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme, kjo është vizita juaj e parë jashtë BE-së pasi morët postin e kryetarit të Parlamentit Evropian, pse e zgjodhët Maqedoninë e Veriut? Vendosa që vizita e parë jashtë…
Tatimi progresive nuk dha rezultatet e pritura sepse vendi është i rrethuar nga vendet ku tatimet janë shumë të ultë dhe në përgjithësi kanë një tatim të sheshtë, tha sot kryeministri, Zoran Zaev pas instalimit të sotëm të kullës së parë elektrike nga linja e re e transmetimit nga Probishtipi. Ai vlerëson se rrallë ka qeveri që të jetë e hapur me ndershmëri para popullit të saj dhe të tërheqë këtë masë. “Po, kemi bërë një hap përpara, kemi filluar këtu në fund të vitit dhe pranojmë se nuk ka sjellë rezultate. Kjo është vetëm një shprehje e një rregulli…
Kryetari i Gjykatës themelore Shkupi 1, Ivan Xholev i ka mbrojtur gjyqtarët, të cilët për shkak të skadimit të 90 ditëve pa gjykim efektiv të çështjeve të PSP-së, i kanë kthyer ato të fillojnë nga fillimi. Mes tyre është aktakuza më e vjetër e PSP-së për “Dhunë dhe shuplaka në Qendër”, ku i akuzuari i parë është ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, e që zgjatë më shumë se tre vjet, njofton Portalb.mk. “Gjykatësit paraprakisht kishin caktuar disa seanca dëgjimore për këto lëndë. Por, në periudhën e pushimeve vjetore të gjyqësorit në korrik dhe gusht, u ndërlidh momenti i rishpërndarjes së…
Para disa minuta ka çuar një te.rmet i fuqishëm që ka dridhur Maqedoninë e Veriut, në rajonin e Tetovës në fshatin Bogovinë. Sot në ora 12:16 është ndjerë një të.rmet me magnitudë 3.3 ballë me thellësi 10 km. Epiqendra e termetit është Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, Shqipëri, Serbi. Sipas earthquake epiqendra ka qenë në fshatin Bogovinë të Tetovës, ende nuk dihet a janë regjistruar dëme materiale apo të lënduar.
Partitë politike të përgatisin listat për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill 2020, pasi e gjithë procedura rreth ratifikimit për anëtarësim të NATO-s pritet të përfundojë më 11 shkurt, kur shpërndahet përbërja aktuale parlamentare, ka thënë sot kryeministri Zoran Zaev pas vendosjes së shtyllës elektrike të largpërçuesit të ri nga Shtipi në Probishtip. “Të gjitha projektet që i kemi bërë është të mbetet vetëm Spanja, e cila më 10 nëntor ka zgjedhje parlamentare, ka caktuar konstituimin e Parlamentit më 3 dhjetor. Kjo nënkupton se e kemi krejt dhjetorin, krejt janarin dhe dhjetë ditë nga shkurti…
Sonte i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat –M, ka qenë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. “Ne tani kemi një ndryshim të emrit të shtetit. Është mirë që pas 30 viteve të Maqedonisë, por të ulemi me të gjithë dhe t’i shohim mangësitë dhe t’i detektojmë problemet në shtet, problemet në arsim, në kulturë, si dhe problemet socio-ekonomike në vend – duhet të prodhojmë një sistem politik që të prodhojë vlera – vlerat europiane t’i sjellim këtu dhe jo të rinjtë tonë të ikin prej këtu”, ka përfunduar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Afër një vit – 100 për qind taksë ndaj Serbisë dhe Bosnjes e Kosova sipas ekspertëve më tepër është dëmtuar sesa që ka përfituar nga kjo taksë. Më 21 nëntor të vitit të kaluar Kosova vendosi taksë 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës – masë tarifore e cila erdhi pas dështimit të Kosovës në dialog dhe e bllokoi dialogun Kosovë – Serbi. Bashkimi Evropian, vendet e QUINT-it, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dhjetra kërkesa apeluan tek institucionet e vendit për heqje ose pezullim të kësaj takse, por kjo nuk ndodhi, e kryeministri në ikje, Ramush Haradinaj…
Argumenti im është: “për t’u dhënë atyre një mundësi dhe të fillojnë, sepse me shkallën e sotme të pasigurisë, askush nuk mund të parashikojë kohëzgjatjen e procesit” tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në një intervistë për “Eurinews” në greqisht, duke komentuar perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë. “Ambicia jonë është të bisedojmë me ata që nuk janë ende të bindur dhe t’u them atyre se është më mirë për stabilitetin e rajonit, më mirë për të ardhmen evropiane të fqinjëve tonë, të fillojnë bisedimet e pranimit. Argumenti im është t’u japim mundësi dhe të fillojnë, sepse me…
Mbrëmë nga ora 21:00 deri në orën 22:50 me urdhër gjyqësorë paraprakë, policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe ambientet e tjera te B.A. (44) në fshatin Vakcincë, ku u zbuluan 14 emigrantë. Gjashtë prej emigrantëve ishin nga India, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Pakistani dhe Afganistani. Ai u arrestua dhe pas plotësimit të dokumentacionit për rastin do të paraqitet kërkesë e përshtatshme./Telegrafi/
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë të premten në Shkup organizoi shënimin e Ditës ndërkombëtare për dhënien fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve. Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski dërgoi dy porosi që janë të rëndësishme për zvogëlimin e shkallës së mosndëshkimit në vend, shkruan Portalb.mk. “Porosinë e parë e dërgojmë për qytetarët, publikun dhe partitë politike se gazetarët nuk duhet të sulmohen për shkak të kryerjes së profesionit të tyre. Porosia e dytë është për institucionet në Maqedoninë e Veriut para së gjithash për autoritetet gjyqësore se sulmet mbi gazetarët duhet të zgjidhen sa më shpejt me qëllim që të mbrohet…
Ngrohja me dru është akoma më e vlefshme ekonomikisht, ndërsa ngrohja me energji elektrike është më e pranuar ekologjikisht, thonë ekspertët. Sipas tyre, sezoni i ngrohjes zakonisht zgjat gjashtë muaj, tre prej të cilëve kërkojnë ngrohje më intensive, ndërsa pjesa tjetër zakonisht rezulton në ngrohje të pjesshme të lokaleve. Ata theksojnë se ngrohja më e lirë në dispozicion është ajo me dru zjarri, ndërsa nëse sistemi i tubacionit të gazit në vend do të zhvillohej sa duhet dhe kështu rritja e konsumit të gazit natyror, ngrohja e gazit do të ishte një përparësi. Aktualisht, gazi është në dispozicion vetëm për…

