Author: Hamdi Kumanova

Nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve ka reaguar ndaj akuzave të Aleancës për Shqiptarët dhe Arben Taravarit për punësimet në këtë agjenci. Për t’i flakur të pavërtetat e tij, jemi të detyruar t’i marrim me radhë dhe t’i sqarojmë për hir të qytetarëve. “Pa dashur të bëjmë avokatin e BDI-së, Taravari e ngatërron emërimin dhe punësimin. Pra, mund të emërohet një funksionar, bie fjala një ministër, një drejtor, por në këtë rast është fjala për punësim dhe jo për emërim! Është e pavërtetë kur thotë se janë emëruar maqedonas të përkujdesen për gjuhën shqipe. Por, edhe sikur të ishte e…

Lexo më Shumë

Kryetari i parlamentit evropian, David Sassoli pritet të vizitojë neser Maqedoninë e Veriut. Ky do jetë udhëtimi i parë i tij jashtë vendit, që kur mori detyrën. Në një deklaratë për mediat, Sassoli u shpreh se gjatë vizitës në Shkup do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferrin dhe grupe të tjera politike. Pas vizitës në Shkup, Sassoli pritet të vije në fillim të dhjetorit edhe ne Tirane, per te diskutuar mbi perspektiven europiane pas deshtimit me hapjen e negociatave. Kryetari i ri i parlamentit evropian ka deklaruar më herët se…

Lexo më Shumë

Partitë më të mëdha politike nga pozita dhe opozita në takimin e fundit të liderëve ranë dakord të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare në prill të këtij viti, por mbetet pyetja e hapur nëse ato do të mbahen sipas modelit ekzistues të zgjedhjeve apo do të ndryshohet Kodi Zgjedhor. Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thonë se janë gati të zhvillojë zgjedhje për çdo model me të cilin partitë do të bien dakord. Organizatat qytetare, nga ana tjetër, besojnë se nevojitet një ndryshim i modelit, por koha është e shkurtër para këtyre zgjedhjeve. Partitë më të vogla politike edhe kësaj here para…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi qëndroi në Likovë, në hapjen solemne të zyrave të reja të partisë, në praninë e një numri të madh të aktivistëve nga dega e PDSH-së në Likovë. E veçanta e këtij solemniteti në Likovë, ishte rikthimi i shumë anëtarëve në strukturat e PDSH-së në Likovë. Ky veprim tregon edhe një herë se shqiptarët i besojnë fuqishëm dhe rreshtohen pas platformës politike të PDSH-së, si e vetmja platformë që garanton zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Lexo më Shumë

Temperaturat e ulëta kanë shtuar edhe përgatitjet për sezonin dimëror. Ngrohja është pothuajse brenga e çdo familje gjatë këtij sezoni. Derisa disa qytetarë po furnizohen me ngrohje nga Termokosi, shumë të tjerë po ankohen që me të ardhurat e tyre nuk po arrijnë të sigurojnë dru për të kaluar dimrin, e kjo për shkak të çmimeve të larta. Një gjë të tillë e thotë 75 vjeçari,  Kadri Rusinovci. Ai për KosovaPress thotë se me të ardhurat që ka si pensionistë nuk ka arritur të sigurojë ende drutë për ngrohje. Rusinovci: Shtrenjtë për neve pensionerët “Nuk kam blerë ende… shtrenjë për…

Lexo më Shumë

Prokurorja e Lartë e Shkupit, Sonja Simovska do të përfaqësojë rastin “Titanik 2” nesër në Gjykatën e Apelit kundër ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe të tjerëve të dënuar në këtë rast. Simovska vjen në vend të ish-prokurorëve të PSP-së, Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski. Simovska do të jetë në rolin e prokurores së shkallës së dytë para një gjykate të shkallës së dytë, ndërsa kjo do të jetë rasti i parë para Apelit në të cilin në të cilën në vend të prokurorëve të PSP-së, do të procedojë një prokuror nga Prokuroria e Lartë Publike. Ky “precedent” do të…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Senatit të Francës, Elen Konve-Mure, nesër vjen në Shkup në takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, përfaqësuesit e trupave kuvendorë dhe të grupeve të deputetëve. Vizita Konve-Mure, siç theksohet në kumtesën e paralajmëruar nga Ambasada e Francës e reflekton përforcimin e këmbimeve parlamentare   të Maqedonisë së Veriut dhe Francës në perspektivën  e rrugës evropiane të vendit i cili mbetet tërësisht aktual. “Kjo vizitë,  që realizohet në suaza të  strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor i riafirmon marrëdhëniet  e besimit dhe miqësisë mes Senatit francez dhe Kuvendit të Maqedonisë, si dhe ndaj qytetarëve në tërësi”, citohet në kumtesë. Senatorja…

Lexo më Shumë

Holanda vlerëson se Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë negociatat. Francezët po flasin për rishikimin e metodave dhe procedurave, por ne nuk kemi parë ndonjë sugjerim konkret për momentin. Kur francezët të vijnë me propozime, ne do t’i shohim ato dhe do të shohim se çfarë mendojmë për to, tha ambasadori holandez, Dirk Jan Kop në një intervistë REL. “Ajo çka ndodhi në samitin e fundit të BE-së ishte zhgënjyese, por edhe dramatike. Ajo çka duhet të ndodhë është të vazhdojmë. Pozicioni im dhe i Holandës nuk ka ndryshuar, ne ishim për fillimin e bisedimeve dhe ende jemi.…

Lexo më Shumë

Ndërsa autoritetet ekzekutive dhe gjyqësore të Maqedonisë po i hedhin njëri-tjetrit për atë se kush është fajtor për arratisjen e personave të dënuar të cilët ndërlidhen në kontekst politik, policia ende nuk mund të gjejë vendin ku gjendet Igor Spasov, vrasësi i Martin Neskovskit. Brenda dy vitesh, deri tani janë shtatë persona që janë ballafaquar me përgjegjësi penale e të cilët ia kanë dalë të largohen nga vendi. I fundit në këtë radhë është ish punonjësi i policisë, Spasov, i cili 14 muaj ishte në liri për shkak të shëndetit të keq, por në vend se pas shërimit të kthehet…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka filluar një hetim kundër një shtetasi nga Maqedonia dhe tre shtetasve pakistanezë për kontrabandë me imigrantët. Tre prej të dyshuarve iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa njërit iu caktua masa e arrestit shtëpiak. “Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka urdhëruar hetim për katër persona. Personat, një shtetas nga Maqedonia dhe tre shtetas pakistanezë, dyshohet se kanë kryer vepër penale ‘kontrabandë me imigrantët’ të dënuar sipas nenit 418 – b paragrafi 3 në lidhje me…

Lexo më Shumë

Që nga fillimi i reformës sociale, deri më tani, 2.631 personave u është dhënë e drejta të përdorin pension social, të parashikuar nga rregullatorja për sigurim social për personat e moshuar. Siç informojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, pagesa mujore është rreth 6.000 denarë, mjete që kanë siguruar personat mbi 65 vjet të cilët nuk kanë burime tjera të ekzistencës. Të gjithë personat që janë shtetas të vendit për të paktën 15 vjet dhe nuk marrin pension, përfshirë edhe personat pa ditë pune, kanë të drejtë për pension social. “Për familjet ku burrat dhe gratë i plotësojnë kushtet…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili këto ditë po qëndron për vizitë pune në Stamboll, Republika e Turqisë, mbrëmë në Muzeun e Artit mori pjesë në evenimentin në të cilin ishte prezantuar krijimtaria e disa autorëve maqedonas në Panairin e 38-të Ndërkombëtar të Librit në këtë qytet. Para lexuesve dhe botuesve turq ishte prezantuar krijimtaria e autorëve të rinj maqedonas Sllavica Gaxhova – Sviderska, Petar Andonovski, Frosina Parmakovska dhe Mihajllo Sviderski. Për këtë qëllim ishte përpiluar edhe një katalog me fragmente nga veprat e tyre në prozë dhe poezi të përkthyera në turqisht. Evenimenti, i organizuar nga Qendra Informative…

Lexo më Shumë