Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi qëndroi në Likovë, në hapjen solemne të zyrave të reja të partisë, në praninë e një numri të madh të aktivistëve nga dega e PDSH-së në Likovë. E veçanta e këtij solemniteti në Likovë, ishte rikthimi i shumë anëtarëve në strukturat e PDSH-së në Likovë.
Ky veprim tregon edhe një herë se shqiptarët i besojnë fuqishëm dhe rreshtohen pas platformës politike të PDSH-së, si e vetmja platformë që garanton zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut.



