Kryetari i parlamentit evropian, David Sassoli pritet të vizitojë neser Maqedoninë e Veriut.
Ky do jetë udhëtimi i parë i tij jashtë vendit, që kur mori detyrën.
Në një deklaratë për mediat, Sassoli u shpreh se gjatë vizitës në Shkup do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferrin dhe grupe të tjera politike.
Pas vizitës në Shkup, Sassoli pritet të vije në fillim të dhjetorit edhe ne Tirane, per te diskutuar mbi perspektiven europiane pas deshtimit me hapjen e negociatave.
Kryetari i ri i parlamentit evropian ka deklaruar më herët se vizitat e tij ne ballkan shprehin besimin se këto dy vende kanë bërë përpjekje të mëdha për t’u bërë anëtare të bashkimit europian.



