Author: Hamdi Kumanova

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Unioni i Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSİTEB) organizoi Festivalin e pestë ndërkombëtar të poezisë turke, Yahya Kemal Beyatlı, raporton Anadolu Agency (AA). Në aktivitetin e organizuar në hamamin Daut Pasha në Shkup, mori pjesë ministri i kulturës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, deputetja e Azerbajxhanit, Ganire Pashajeva, zëvendësshefi i misionit në Ambasadën e Turqisë, Umut Lütfi Öztürk, si dhe poetë nga Kosova, Azerbajxhani, Maqedonia e Veriut dhe vende të ndryshme. Ministri Ismaili në deklaratën për mediat shprehu rëndësinë e organizimit të këtij aktiviteti për bashkëatdhetarin e tyre. “Shpresojmë…

Lexo më Shumë

Filozofi me famë botërore, Sllavoj Zhizhek, në një artikull me titull “E majta” dhe kurdët, bën një paralele midis problemit kurd, përkrahjes dhe tradhtisë amerikane me problemin maqedonas dhe përkrahjes dhe tradhtisë franceze, transmeton Almakos. “ Disa muaj më parë, diskutimi sillej rreth zgjidhjes së problemit të emrit “Maqedoni”. Zgjidhja e propozuar ishte ndryshimi i emrit në “Maqedonia e Veriut”, por kjo zgjidhje u sulmua menjëherë nga radikalët e të dyja vendeve. Kundërshtarët grekë këmbëngulnin se “Maqedonia” është një emër i vjetër grek, kurse kundërshtarët maqedonas u ndjenë të poshtëruar se po reduktoheshin në një provincë “Veriore” pasi ata janë…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe analisti politik, Hamdi Nuhiju, me 31.10.2019 mori pjesë në emisionin Pa Kufij, që transmetohet në Radio Shkupi, Radio Tirana dhe Radio Kosova, ku temë e diskutimit ishte Koncepti i Bashkimit Kombëtar të Albin Kurtit dhe perspektiva e këtij koncepti pas fitores së Vetëvendosjes në Kosovë. Në mesin e temave të trajtuara, nga gazetari Memedali Jusufi në studion në Shkup, u parashtrua edhe tema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen me 12 prill të vitit 2020 në Maqedoni. Gazetari Hamdi Nuhiju u përgjigj se shqiptarëve të Maqedonisë i duhet një Albin Kurt që do të krijonte…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka vizituar komunën e Bujanocit, ku është pritur nga kryetari i komunës, Shaip Kamberi, kryetari i Asamblesë Komunale, Adnan Salihi dhe deputeti popullor, Fatmir Hasani. Gjatë kësaj vizite është bërë dorëzim pranimi i 350 kontejnerëve që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës ka ndarë për komunën e Bujanocit. Me këtë rast, ministri, Fatmir Matoshi ka deklaruar se në kuadër të përkrahjës që MMPH po jep për komunat e Kosovës përmes shperndarjes së kontejnerëve po ndanë edhe 350 të tillë për komunën e Bujanocit. “Po ndodhë një angazhim më i madh…

Lexo më Shumë

Kosova është shtet i pavarur për SHBA-të dhe atyre nuk u intereson asgjë tjetër përveç njohjes. Këto ishin fjalët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. “Ky është qëndrimi i tyre, sido që të jetë administrata, pritjet e tyre janë këto. Unë pres të njëjtën gjë nga Matthew Palmer kur të vijë në vizitë. Sidoqoftë nuk e di se çfarë duhet të thonë nga BE”, tha Vuçiq. Sot, pas hapjes së rindërimit të Pallatit të Drejtësisë, Vuçiqit iu kërkua të komentojë deklaratën e Philip Ricker se normalizimi çon në njohje të ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, si dhe nëse qytetarët janë të…

Lexo më Shumë

Brenda gjashtë muajve janë ngritur 66 aktakuza për vjedhje të pyllit në rajonin e Dukagjinit. Prokurorisë Themelore të Pejës ka njoftuar se për gjashtë muaj ka ngritur gjithsej pesëdhjetenëntë aktakuza kundër gjashtëdhjetë e gjashtë personave për veprën penale “Vjedhje e pylli”, ndërsa ka sekuestruar 256.24 m³ masë drusore, nëntëmbëdhjetë kamion, nëntë kombi, dhjetë automjete, shtatë traktor dhe gjashtë motor sharra, për dallim nga viti i kaluar ku të sekuestruara ishin vetëm një kamion dhe një traktor. Kështu u tha në tryezën e dytë gjatë këtij viti, me temën “Degradimi i pyjeve dhe ambientit”, të organizuar nga Prokuroria Themelore të Pejës,…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: RAMË (Halil) SMAJLI i lindur me 27.09.1980 në Pejë. I dyshuari është i kërkuar për veprat penale:  5 raste për veprën penale “Grabitje”, 2 raste për veprën penale “ Vjedhje Grabitqare”, 1 rast për vepër penale ‘ Vjedhje e Rëndë’, 1 rast për veprën penale “ Vjedhje”. I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe…

Lexo më Shumë

I dërguari i posaçëm i Trumpit për Ballkanin Përendimor, Mattheë Palmer para studentëve kosovarë në Prishtinë ka folur për afatet kohore që ka Kosova e Serbia në arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse. Palmer aty tha se SHBA-ve nuk iu takon të flasin për afate kohore lidhur me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se një çështje e tillë i takon vetëm Kosovës e Serbisë, shkruan lajmi.net. “Nuk ju takon SHBA-ve që të përcaktojnë afatin kohor për arritjen e marrëveshjes, por iu takon palëve. Unë i përmenda përfitimet e Kosovës për dialog. Sa i përket kornizës kush negocion, i…

Lexo më Shumë

Një delegacion i Listës Serbe, i udhëhequr nga presidenti Goran Rakiq dhe nënkryetarët Dalibor Jevtic dhe Igor Simic, u takuan sot me Përfaqësuesin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe Ambasadorin e SHBA në Prishtinë, Philip Kosnet. Në takim është analizuar situata politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit – ndërsa temë kryesore ka qenë vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi, shkruan lajmi.net. Përfaqësuesit e Listës Serbe shprehën një qëndrim të qartë se heqja e taksës është urgjente dhe vazhdimi i dialogut varet nga ky hap. “Sa i përket pjesëmarrjes në qeveri, ne nuk do të futemi…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se idenë për Zonën Ekonomike Evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk e sheh si alternativë të integrimit të vendeve të rajonit në familjen evropiane, por përkundrazi si përgatitje për plotësimin e kritereve për integrim. “Kjo është ide, e cila doli nga një think tank (- hulumtim) në Bruksel, Iniciativa Evropiane për Stabilitet. Nuk është program zyrtar në cilindo prej kryeqyteteve të BE-së. Por, po, ky proces tashmë po zhvillohet dhe nuk është alternativë, por është përgatitje për BE. Quhet Proces…

Lexo më Shumë

Qeveria e ka pezulluar tatimin progresiv për 36 muaj, gjegjësisht deri më 1 janar 2023. Siç tha ministrja e Financave Nina Angellovska, me këtë masë nuk është arritur rezultati i dëshiruar. Ajo shtoi se nuk bëhet fjalë për shfuqizim, por për shtyrje të këtij lloji të tatimit, derisa të adaptohet zbatimi i tij. “Kishte reagime tronditëse nga qytetarët se ato ishin bërë pa konsultë, ndërsa kompanitë reaguan për paparashikueshmërisë. Ka pasur spekulime se do të ketë evazion fiskal, me transferime të kompanive në vendet e huaja, pasi ne e dimë sot se si është kapitali i lëvizshëm. Personalisht, unë ndjeva…

Lexo më Shumë

Pasojat në Maqedoni të Veriut pas vendimit të Samitit të BE-së për mosdhënien e bisedimeve për anëtarësim, propozimi për mbajtjen e Samitit të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja, anëtarësimi në NATO, marrëdhëniet me Serbinë dhe mendimi i tij për shkëmbimin e kufijve në Ballkan, ishin temat që presidenti Stevo Pendarovski në Radio Televizionin e Serbisë i bisedoi. Pendarovski konstatoi se ka një histori të kamotshme me dëshpërimin nga BE-ja, nga Deklarata e Lisbonit në vitin 1992, bllokimi grek për në NATO në Bukuresh të vitit 2008 dhe deri në ditën e sotme me qëndrimin e Francës, përcjell Telegrafi Maqedoni.…

Lexo më Shumë