Protesta e 121-të kundër qeverisë është zhvendosur këtë mbrëmje drejt Qytetit Studenti, ku protestuesit kanë vijuar marshimin me thirrje të forta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në qendër të tubimit janë vendosur studentët dhe të rinjtë.
“Erdhën studentët”, “Studentë bashkohuni, kombi na thërret”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” kanë qenë disa prej thirrjeve që kanë shoqëruar marshimin.
Qyteti Studenti është kthyer kështu në një prej ndalesave të protestuesve, të cilët kërkojnë përfshirjen masive të të rinjve në protestën që tashmë ka hyrë në muajin e pestë.
Protesta qytetare ka mbërritur në ditën e 121-të dhe ka hyrë tashmë në muajin e pestë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve dhe marshimeve në kryeqytet.
The post “Erdhën studentët”/ Protestuesit mbushin Qytet Studentin: Kombi na thërret! Rama jep dorëheqjen! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


