Author: Hamdi Kumanova

“Kuvendin nuk e shpërndan Kryetari i Kuvendit individualisht por shpërndahet vetë me shumicë votash prej 61 vota prej 120 vota gjithsej. (Neni 63, paragrafi 7 i Kushtetutës: “Kuvendi shpërndahet nëse për atë deklarohet shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve.” kështu ka reaguar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pas një lajmi i cili thuhet se Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi paralajmëroi se do ta shpërndajë dhomën ligjvënëse më 11 shkurt, gjegjësisht 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të caktuara për më 12 prill. Nga ana tjetër kryeministri Zoran Zaev vlerëson se 12 prilli si datë për mbajtjen e zgjedhjeve…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës, sot, u organizua ceremonia e ndarjes së bursave universitare për studentët еkselentë, të ciklit të parë të studimeve në vitin akademik 2019/2020. Në këtë aktivitet u ndanë 80 bursa universitare, sikundër u vlerësua kontributi i studentëve dhe përkushtimi i tyre në avancimin e procesit arsimor, shkencor dhe kulturor. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti në fjalën e tij deklaroi se është kënaqësi e veçantë për të gjithë, që janë tubuar bashkë në një veprimtari arsimore ku fjalën kryesore e ka suksesi i studentëve. “Studentët, brezi më përfaqësues i shoqërisë sonë, kanë qenë dhe…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë përplasjet mes kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për dhënien e koncesionit të gurores në fshatin Çegran. Taravari thotë se ministrat e BDI-së punë të parë e kanë ministër nuk kanë punuar gjë tjetër dhe se ministrat e BDI-së janë kukulla në qeveri. “Djali i BDI-së thotë se ato kanë marrë leje aktvendime prej ministrave të BDI-së dhe një mendim prej Komunës së Gostivarit dhe kërkon që Komuna e Gostivarit ta mbulon komplet dëmshpërblimin nëse kërkon kompania. Thotë nuk e jep Ministria e Ekonomisë por e jep qeveria koncesionin, por Qeveri kush…

Lexo më Shumë

Ish-prokurorja speciale Katica Janeva e cila ndodhet në paraburgim, si e dyshuar për rastin “Reket” ka kërkuar nga kuvendi apanazhë. Pagesë një vjeçare e cila funksionarëve u takon pas përfundimit të mandatit. Këtë e bëri të ditur kruëyetari i Komisionit për Zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, i cili shtoi se kërkesën Janeva e ka dërguar përmes avokates së saj Irena Frçkovska. KKomisioni sapo filloi seancën ku duhet të zgjidhen udhëheqësit e Entit shtetëror për revizion.alsat/

Lexo më Shumë

“Lëndët e PSP-së nuk shtyhen për shkak të llojit të gjykatës, por për shkak të palëve në procedurë dhe periudhës për autorizimin e prokurorëve special”. Këtë sot e ka thënë kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xhole. Ai para gazetarëve tha se gjykata angazhohet që drejtësia sa më shpejt të plotësohet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Xholev tha se 24 raste të profilit të lartë, prej të cilave 22 janë të PSP-së. “Gjykatësit mbajtën seanca dëgjimore. Nuk është faji i gjykatës. Prokurorët në atë kohë ishin të veçantë, ato raste kërkuan që të shtyheshin për shkak të kompetencave të tyre”, tha Xholev. Xholev…

Lexo më Shumë

Takimi i sotëm për rritjen e pagave për punëtorët në arsim përfundoi pa ndonjë marrëveshje. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) kanë arritur t’i përafrojnë qëndrimet, ndërsa bisedimet do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministri Arbër Ademi pas përfundimit të takimit në Qeveri, deklaroi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe SASHK janë në rrugë të mirë për të arritur marrëveshje. Kreu i Sindikatës, Jakim Nedelkov njoftoi se javën e ardhshme do të ketë disa takime mes SASHK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. SASHK kërkon rritje të…

Lexo më Shumë

“Alternativa është pjesë e qeverisë për çështje tematike – pjesëmarrja jonë në qeveri është dydimensionale: dimensioni i parë është momenti historik i vendit, pra Marrëveshja e Prespës dhe anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE, dhe dimensioni i dytë është qeverisja me një model ndryshe nga të tjerët – një qeverisje ku luftojmë krimin dhe korrupsionin institucional me kuadrot më të mira profesionale që i kemi, ku nuk bëjmë hakmarrje politike ndaj me të tjerët”, ka thënë Gashi. Ai më tej ka vazhduar duke shtuar: “Ne po qeverisim me zero harxhime nga buxheti shtetëror – paratë e shtetit janë buxhet…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës së Maqedonisë së Veriut, VMRO, Hristijan Mickoski ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të bashkëpunoj me partitë shqiptare. Mickoski në një intervistë për TV Shenja, ka thënë se ai nuk ka asnjë preferencë konkrete ose përjashtim nga tabori shqiptar. Lideri i opozitës maqedonase ka folur edhe për proceset eurointegruese: “Përgjegjësia për mosmarrjen e datës për negociatat me BE nuk është “bardh e zi” dhe ka më shumë arsye”, është shprehur ai. Ai theksoi se është kundër çdo federate me Serbinë ose aleance tjetër, dhe sipas tij, anëtarësimi në BE nuk ka alternativë.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani sot mori pjesë në Forumin Maqedoni – Gjermani me titull “Partneritet strategjik ose zgjerim i ri?” në organizim të Fondacionit, Konrad Adenauer. “Si Qeveri dhe administratë kemi kapacitet të përshtatshëm dhe përvojë të akumuluar shumëvjeçare që në periudhën e ardhshme të fokusohemi në analizë të hollësishme të akteve që na u prezantuan gjatë kohës së mbledhjeve shpjeguese. Analizat e nivelit të harmonizimit të legjislaturës nacionale me legjislaturën e BE-së dhe planet për harmonizim të mëtutjeshëm” theksoi Osmani, duke shtuar se vendi mbetet i përgatitur në përgjithësi për skriningun bilateral, pavarësisht nëse e…

Lexo më Shumë

Për zgjedhjen e ambasadorit në NATO në vijim janë bisedimet dhe konsultimet midis Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kabinetit të kryetarit dhe Qeverisë. Sipas procedurës fillimisht duhet të kalojë në seancën e Qeverisë, ndërsa pastaj dërgohet si propozim deri te presidenti i shtetit, informoi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska duke mohuar se nuk është konfirmuar se për atë vend të jetë Dane Talevski apo megjithatë apo ndonjë emër tjetër. “Pres se ambasadori ynë në NATO dhe përfaqësuesi ynë ushtarak në Aleancë, shumë shpejt do të dihen që të mund të marrin pjesë në ngjarjet e rëndësishme të cilat do…

Lexo më Shumë

Komisioni i Antikorrupsionit ka filluar procedim penal ndaj kryetarit të Strugës, Ramiz Merko. Sipas tyre Merko dyshohet se ka punuar në kundërshtim me ligjet dhe në kundërshtim të interesin publik duke shpenzuar në mënyrë jotransparente paratë e komunës. Antikorrupsioni thirret në raportet e revizionit për punën financiare të komunës, ku janë vënë re disa parregullsi. Antikorrupsioni do të kërkojë nga Enti Shtetëror për Revizion të gjitha raportet për funksionimin e komunës në 5 vitet e fundit.

Lexo më Shumë

Për mënyrën të cilën presidenti francez Emanuel Makron politikisht ka menaxhuar me çështjen e Këshillit Evropian, në thelb është gjetur kundër interesave tona nacionale, ka deklaruar ministri alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis në intervistën për emisionin “Brejnstorming” në televizionin grek “Aksion 24”. “Z. Makron e ka bllokuar procesin e zgjerimit, z. Makron nuk është marrë me Prespën, këtë e them pasi dëgjoj kundërshtarë të ndryshëm të Marrëveshjes së Prespës. Z. Makron në mënyrën në të cilën politikisht ka administruar me çështjen në Këshillin Evropian, në esencë është gjetur kundër interesave nacionale”, ka shpjeguar Varviciotis. Siç ka…

Lexo më Shumë