Për mënyrën të cilën presidenti francez Emanuel Makron politikisht ka menaxhuar me çështjen e Këshillit Evropian, në thelb është gjetur kundër interesave tona nacionale, ka deklaruar ministri alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis në intervistën për emisionin “Brejnstorming” në televizionin grek “Aksion 24”.
“Z. Makron e ka bllokuar procesin e zgjerimit, z. Makron nuk është marrë me Prespën, këtë e them pasi dëgjoj kundërshtarë të ndryshëm të Marrëveshjes së Prespës. Z. Makron në mënyrën në të cilën politikisht ka administruar me çështjen në Këshillin Evropian, në esencë është gjetur kundër interesave nacionale”, ka shpjeguar Varviciotis.
Siç ka njoftuar korrespondentja e MEDIAL-s në Athinë lidhur me Marrëveshjen e Prespës ai ka thënë se ka “bisht”, por thekson se “i mirë apo i keq, marrëveshja është kjo, koha nuk kthehet prapa”.
Varviciotis ka komentuar se është “çmenduri” ajo që Athina dhe Shkup janë dakorduar për tekst, ndërsa si “kushtëzim është vendosur BE-ja pa qenë nënshkruese”.
“Në nenin 1 paragrafi 10 dhe 11 thuhet se ajo që i referohet përdorimit të dokumenteve në brendi, do të ketë një periudhë kalimtare prej pesë vjet dhe në raport me dokumentet e reja këto do të ndryshohen me hapjen e kapitujve të procesit inkuadrues. Kjo është thënë qartë dhe është gabim në marrëveshje, gabim. Kjo u jep të drejtën fqinjëve të anulojnë, të mos e zbatojnë atë që duhej ta zbatonin nga 12 gushti”, ka thënë shefi alternativ i diplomacisë greke.
Në pyetjen çka do të ndodhë nëse zgjedhjet i fiton VMRO-DPMNE dhe nuk e respekton Marrëveshjen, Varviciotis ka thënë se kjo do ta sjell Athinën “në qëndrim më ndryshe në kuadër të BE-së”.



