Dje në hapësirat e Pallatit të Kulturës në Tetovë, u mbajt konferenca e parë e Forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët. Nga salla e mbushur përplot Aleanca për Shqiptarët dukej më e kompletuar dhe më e bukur se kurrë më parë, e madhe plot zemër dhe shpresë.
Kjo rini është lajmëtar i së ardhmes, dhe garantues i ndryshimit!
Pararoje të kombit dhe kauzës sonë kombëtare dhe politike. Një fat i merituar për Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët pas vetes të ketë një rini, sa besnike, po aq luftarake ndaj të drejtave të tyre politike, ekonomike e shoqërore, të sinqertë, të cilët dikush tjetër nuk arriti t’i joshë me punësim ose me privilegj të pushtetit. Ato e njohën dhe e gjetën veten tek gjiri i Aleancës për Shqiptarët, si arantuese e ndryshimit.
Në një garë fer dhe demokratike, Omer Ajdini u zgjodh kryetar i ri i Forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët. Në konferencën e organizuar Omer Ajdini mori shumicën e votave nga 600
delegatë. Omer Ajdini është nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës. Ai ka mbaruar studimet e magjistraturës në lëminë e Shkencave Politike në Malajzi.
Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe lideri i Aleancës për
Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai i bëri thirrje rinisë që të kthehet dhe
rreshtohet krah Aleancës që me 12 prill të sillet ndryshimi.
“Kthehu është amaneti i çdo prindi kur ka përcjellë fëmijët. Ne sot
përcjellim këtë amanet dhe porosi ndaj rinsië sonë ndaj gjithë atyre rinistëve, jo vetëm të zhgënjyer nga kapja e shtetit, nga krimi dhe korrupsioni, kushtet jonormale në arsim, shëndetësi dhe duke mos pasur siguri minimale kanë ikur. Kthehu është zëri i rinisë sot, forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët. ASH merr përsipër që të kthejë dinjitetin dhe të ardhmen tuaj. Kthehuni është mesazhi i rinisë është sot ndaj të gjithë atyre”, theksoi lideri i ASH-së, Ziadin Sela në kuvendin e forumit rinor të mbajtur në Tetovë.



