Shoqata maqedonase “Ilinden” me seli në Tiranë dhe degën për Golo Bërdon, me rastin e 2 Gushtit – Ilinden, Ditën e Republikës, dërgoi urime deri tek të gjithë maqedonasit në mbarë botën. “Të nderuar maqedonas dhe maqedone në Republikën e Maqedonisë dhe gjithkund në botë, në emër të shoqatës maqedonase ‘Ilinden’ përzemërsisht ua urojmë Ditën e Republikës, 2 gushti dhe dy Ilindenët historikë, 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së. Gëzuar festa kombëtare Ilinden dhe le ta kemi të përjetshëm atdheun, Maqedoninë”, qëndron në urim. Shtohet se Ilindeni është ditë kur i…
Author: Hamdi Kumanova
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski sot nga Meçkin Kamen në Krushevë në emrin e tij dhe në emër të Kuvendit e uroi festën kombëtare Ditën e Republikës – 2 Gushtin. “Më lejoni që në emër të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nderuari Talat Xhaferi, i cili për shkak të arsyeve shëndetësore nuk është në mundësi të drejtohet këtu para jush dhe të cilit unë i uroj rikuperim sa më të shpejtë, në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarëve…
Në 76 vite nga Mbledhja e parë të KAÇKM-së dhe 117 nga kryengritja e Ilindenit, sot në Qendrën memoriale KAÇKM në Pelince, fjalim mbajti presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili theksoi se 2 Gushti është rast i shkëlqyeshëm që të përkujtohemi edhe në rëndësinë historike, edhe në atë bashkëkohore të kauzës ilindenase. Në fjalimin para të pranishmive në Pelince, presidenti tha se kjo epope historike nuk është vetëm luftë për liri kundër tiranisë, Ilindeni, edhe ai i Krushevës në vitin 1903 dhe ai i KAÇKM-së në vitin 1944 janë unikatë sipas karakterit të tyre, njëjtë ashtu siç janë unikatë…
Ministri Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Ilindenit, festë e cila përcjell frymën e përbashkësisë. Ministri Nuhiu ka veçuar vlerat dhe frymën e marrëveshjeve të deritashme, duke potencuar atë Ohrit, Prespës dhe për Fqinjësi të mirë. Postimi i plotë i z. Nuhiu: Me vlerat dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe asaj për Fqinjësi të Mirë, vendi ynē nëpërmejt NATO-s u bë pjesë e barabartë e komunitetit ndërkombëtar! Gëzuar Festën!
Pas informacioneve që Alsat-i i publikoi një ditë më parë për shitjen e vauçerëve shtetërorë, nga ana e qytetarëve, hoteleve dhe qiradhënësve të banesave private, e që janë të publikuara në faqet e internetit të specializuara për shitje, Alsat pyeti në Ministrinë e Ekonomisë, nëse kanë mbërritur edhe deri te ata këto informacione. Por, prej atje shprehen se ata nuk kanë kompetenca në këtë pjesë. “Për keqpërdorime eventuale të vauçerëve për turizëm, kompetencë për të vepruar ka Inspektorati shtetëror i tregut, e jo Ministria e Ekonomisë”, thonë nga Ministria e Ekonomisë. Drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Stojko Paunovski për…
Ilindeni është kod bartës mbi të cilin mbështetet ky shtet maqedonas dhe prej atëherë e deri më sot, çdo vit në Shën Ilija festohet kjo sakrificë, potencon në urimin me rastin e festës shtetërore 2 Gushti-Ilinden, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “Kaluan 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit, Maqedoni e pavarur dhe autonome dhe 76 vjet nga Ilindeni i dytë i cili e shtypi dëshirën për liri dhe e kurorëzoi atë epope shekullore të popullit maqedonas për shtetin e tyre. Lufta jonë për liri ka konstancë, u ngrit kryengritja e Ilindenit dhe më pas vazhduan partizanët dhe pasi që ky…
Në konkludim me tremujorin e dytë të vitit 2020 borxhi publik arrin 59,5 përqind, ndërsa borxhi shtetëror 50,7 për qind, kumtoi Ministria e Financave. Rritja e borxhit publik dhe shtetëror në tremujorin e dytë, siç theksojnë prej atje, ka të bëjë para së gjithash me tërheqjen e mjeteve përmes eurobondit de huas nga Fondi monetar ndërkombëtare me qëllim të sigurimit të likuiditetit gjatë krizës me KOVID-19, sigurim të mjeteve për realizimin e masave antikrizë dhe kryerjes pa pengesa të buxhetit edhe krahas krizës, gjegjësisht mbulimit të deficitit të rritur për shkak të uljes së të ardhurave si rezultat i krizës…
Në 24 orët e fundit janë bërë 1419 testime, ndërsa 166 raste të reja të covid-19 janë regjistruar në: Shkup 47 Kumanovë 17 Dibër 1 Shtip 23 Tetovë 12 Strugë 7 Bitola 1 Ohër 3 Kavadarci 9 Gostivar 15 Gjevgjelia 1 Strumicë 1 Demir Hisar 1 Makedonski Brod 10 Vinicë 2 Sveti Nikole 2 Kichevë 12 Negotino 2 4 persona, pacient nga Shkupi, pacient nga Kërçova, pacient nga Shtipi dhe pacient nga Bitola. Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistron 185 pacientë të shëruar nga: Shkup 98 Kumanovë 17 Shtyp 25 Bitola 8 Gostivar 15 Radovish 2 Probistip 1 Sveti Nikole…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot dërgoi urime me rastin e festës shtetërore 2 Gushti – Ilinden. Edhe pse këtë vit nuk ju drejtohem nga vendi i quajtur Meçkin Kamen, tha Xhaferi, megjithatë dua që së paku në këtë mënyrë t’jua uroj festën e rëndësishme të 2 Gushtit – Ditën e Republikës. “Ilindeni është simbol i përpjekjes për një të nesërme më të mirë, për një jetë më të mirë të gjeneratave që do të vijnë. Në këtë kohë të rëndësishme me plot sfida, në këtë ditë të veçantë, të përkujtojmë dy Ilindenët: Manifestin…
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë grumbulluar gjithsej 20.692 njësi gjaku, 165 njësi koncentrat trombocitar dhe 61 njësi plazma konvulsive. Ministria e Shëndetësisë në kumtesën e sotme jep falënderim deri tek të gjithë dhuruesit e gjakut, dhuruesit e trombociteve dhe dhuruesit e plazmës konvulsive dhe nënvizon se ata janë heronj të kohës së sotme. Nga Instituti për mjekësi të transfuzionit porositin “Dhuro, bëhu human, bëhu hero!”. Sivjet njerëzimi po përballet me një sfidë globale, pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, qëndron në kumtesë dhe shtohet se me qëllim që të ruhet shëndeti janë ndërmarrë një seri masash dhe…
Sot 2 Gushti – Dita e Republikës, japim nderime ndaj të kaluarës tonë heroike, thekson kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në urimin drejtuar deri tek të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e festës së madhe shtetërore. Paraardhësit tanë të Kryengritjes së Ilindenit dhe të mbledhjes së KAÇKM-së, nënvizon Zaev, i çuan qytetarët ndaj lirisë, pavarësisë dhe bashkimit dhe i vendosën themelet e shtetit bashkëkohor, të pavarur dhe sovran maqedonas, të njohur nga tërë bota. “Lufta për lirinë e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në vendin tonë vazhdimisht ka sjell fitore me…
Në ditën e sotme, 2 gusht – Ilinden është vendosur themeli më i fuqishëm i shtetësisë së Maqedonisë së Veriut. Luftërat tona për liri dhe drejtësi përmes Ilindenit në vitin 1903, e pastaj në Ilindenin e dytë në vitin 1944, janë shtyllat e Republikës dhe të shtetësisë, porositi sot në fjalimin e tij në Kalanë e Shkupit, kryeministri Oliver Spasovski në solemnitetin me rastin e Ditës së Republikës 2 Gushti – Ilinden. “Lufta e të gjithë ilindenasve tanë asnjëherë nuk ka qenë e motivuar as për territore, as për dominim të një shteti ndaj tjetrit. As të një populli ndaj…

