Author: Hamdi Kumanova

Edhe tre raste të reja me Kovid-19 në Kavadar, këtë sot për MIA-n e konfirmoi mjeku Riste Jovanovski, specialist epidemiolog pranë Qendrës së Kavadarit për shëndet publik. Bëhet fjalë për dy meshkuj dhe një femër, të moshës prej 19 dhe 22 vjeç, nga klasterë të njohur. Të gjithë janë me pasqyrë të lehtë klinike dhe në mjekim shtëpiak. Po punohet për zbulimin e kontakteve të tyre, me qëllim të izolimit të tyre.

Lexo më Shumë

Përveç vështirësive me mësimin online, nxënësit edhe këtë vit shkollor e përfunduan me mungesë të teksteve shkollore. Shpërndarja e librave u ndërpre për shkak të mbylljes së shkollave nga virusi korona. Shumë shkolla këtë vit shkollor e përmbyllën me rreth 90 % libra të dëmtuara, informon Koha.mk. Shkollat tashmë kanë përpiluar listën e re për mungesën e librave për vitin shkollor 2020-21 dhe e kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit. Ndërsa nga Ministria e Arsimit informojnë se të gjitha librat e dëmtuar do të zëvendësohen me të reja ndërsa shpërndarja e tyre planifikohet nga data 15 gusht.

Lexo më Shumë

Pasojat nga pandemia e Kovid-19 u ndjenë edhe në ndërmarrjen publike Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi në Gostivar. Katër muajt e fundit të ardhurat janë ulur për rreth 80 për qind. Me punën momentale dhe rrjedhën e mjeteve mbulohen pagat e të punësuarve dhe intervenime eventuale sipas nevojës. Goditje shtesë ndaj punës së ndërmarrjes është edhe mosardhja e mërgimtarëve, informon KOHA. Drejtori i ndërmarrjes Bekim Çelebiu vlerëson se gjendja e tillë do t’i ulë në masë të madhe edhe investimet dhe realizimin e projekteve kapitale për këtë vit. Analizat për periudhën prej marsit deri në korrik të këtij viti kanë treguar…

Lexo më Shumë

Mjeku Dragan Danailovski për Kanal5 thotë se ka frikë nga viti i ri shkollor duke pasur parasysh pandeminë. “Nuk e di si do të duket që fëmijët të mbajnë maska për 4-5 orë. Kam frikë se nuk do ketë sukses në këtë aspekt”, tha Danilovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se janë publikuar dy studime dhe se te njëra thotë se fëmijët deri në 5 vjet kanë 10 deri në 100 herë më shumë viruse në hundë, ndërsa një studim tjetër në Itali, thotë Danailovski, thotë se fëmijët nën 14 vjet më shumë po e përçojnë virusit. “Kjo do të…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili ishte i hospitalizuar për disa ditë me radhë, sot ka dal nga Klinika për sëmundje ngjitëse, ndërsa nesër do të udhëheq me seancën konstituive të Parlamentit, informon KOHA. Lajmin për gazetën KOHA e kanë konfirmuar nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi. “Po, kryetari i Parlamentit do ta udhëheq seancën konstituive të përbërjes së dhjetë parlamentare të Maqedonisë së Veriut. Ai është shëndoshë e mirë dhe nesër do të paraqitet në punë”, deklaruan për gazetën “KOHA” nga kabineti i kreyparlamentarit Xhaferi.

Lexo më Shumë

N.B, 40 vjeç nga Shkupi i punësuar në Klinikën “Nënë Tereza” ka njoftuar policinë se pardje është sulmuar nga dy persona të panjohur në kompleksin e kësaj klinike, përcjell INA. Ai ka raportuar në polici se sulmi ka ndodhur në vendin e tij të punës, derisa pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy persona. MPB theksoi se ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Bankat Komerciale në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se edhe pse kanë lehtësuar kushtet për marrjen e kredive, interesimi qytetarëve për të marrë kredi ka shënuar rënie. Në një anketë të realizuar nga Banka Popullore, 58 për qind e bankave komerciale janë shprehur se ka pësuar rënie të konsiderueshme interesimi i qytetarëve për të marrë kredi, përkatësish është shënuar rënie neto e kërkesës për kredi në sektorin e amvisërive. “Rënia neto e kërkesave për kredi në sektorin e amvisërisë është në kundërshtim me pritjet e bankave gjatë çerekut të dytë, krahasuar me anketën paraprake. Gjatë çerekut të katërt,…

Lexo më Shumë

Kreu i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, Shaban Memeti, ka tërhequr vëmendjen se në rast të rritjes së skajshme të rasteve të të prekurve nga virusi Covid-19 mund të rikthehen masat e jashtëzakonshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Duke folur për Televizionin Klan, zoti Memeti tha se vendi ka kapacitete shëndetësore për t’u përballur me sëmundjen edhe në stinën e vjeshtës kur pritet një përzierje e gripit me virusin vdekjeprurës. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti, thotë se përkundër kurbës së lartë të sëmundjes Covid-19, institucionet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë kapacitete për…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 359 kundërvajtje. Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Përmes një komunikate për mediat, VMRO-DPMNE ka dalë me një formë se si të organizohet procesi mësimor nga shtatori, duke potencuar se nuk duhet që të lejohet LSDM dhe Zaevi të krijojnë kaos edhe në sektorin e arsimit, përcjell in7. Sipas kësaj partie LSDM-ja dhe Zaev nuk arritën dot që të përballen as me krizën shëndetësore, as me krizën ekonomike, dhe tani edhe me një tjetër krizë, atë në fushën e arsimit. Dhe pikërisht për këtë arsye VMRO-DPMNE ka dalë me dhjetë pika si zgjidhje më të mira për t’u zhvilluar procesi arsimor. Ora mësimore të zgjatë 20 minuta, me…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur, informojnë nga Lidhja Auto Moto. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, siç theksojnë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe kujdes të jashtëzakonshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët që kalojnë nëpër gryka malore, ku mund të ketë paraqitje të shembjeve të dheut. Kjo posaçërisht i referohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë –…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka theksuar se në Qeverinë e ardhshme nuk guxon të ketë asnjë ministër me afera korruptive. Ai këtë e theksoi disa ditë pasi edhe duhet zyrtarisht të fillojnë bisedimet mes partive për të krijuar shumicën e re kuvendare. Pendarovski theksoi se nga aspekti strategjik të gjithë ministrat në qeverinë e ardhshme duhet të kenë kapacitet të qartë demokratik dhe orientim proevropian. “Ata duhet të jenë njerëz që nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë aferë me një të kaluar kriminale, pasi që sfida jonë më e rëndësishme që vjen është sundimi i së…

Lexo më Shumë