Elektrodistribuimi shpall konkurs për punësimin e elektromontuesve në Shkup, njofton Flaka
“Mundësi të reja punësimi në Shkup – Elektrodistribuimi kërkon elektromontues të cilët do të angazhohen në kryerjen e detyrave të punës që lidhen me veprimtarinë e kompanisë. Pozita e punës përfshin aktivitete për funksionimin e rrjetit distributiv të energjisë elektrike, ndër të cilat janë: leximi dhe zëvendësimi i orëmatësve elektrikë, kontrolli i kyçjeve dhe pikave matëse, shkyçja dhe rilidhja e konsumatorëve, si dhe asistimi në mënjanimin e defekteve. Kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar arsimin e mesëm profesional të shkallës IV në drejtimin elektroteknik – energjetikë. Kualifikimet shtesë për punë nën tension, provimi profesional për përdorimin e pajisjeve dhe stabilimenteve energjetike, si dhe njohuritë kompjuterike do të konsiderohen përparësi”, thone nga EVN.
Afati i fundit për aplikim: 23.11.2026 Për më shumë detaje dhe aplikim, vizitoni platformën zyrtare të karrierës përmes linkut në vijim: https://careers.elektrodistribucija.mk/jobs/8745888- Flaka



